Lajme
Limani me pesë masa sociale: 60 mijë denarë mbështetje për start-up-et e të rinjve në Gostivar
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një konferencë për shtyp prezantoi pesë masa të reja konkrete sociale, të cilat do të zbatohen menjëherë pas marrjes së mandatit.
Limani prezantoi një masë konkrete për mbështetjen e të rinjve deri në moshën 30 vjeç, përmes financimit të start-up-eve me nga 60.000 denarë.
Sipas planit të prezantuar, çdo vit do të përkrahen 30 nisma rinore, duke investuar drejtpërdrejt në idetë, kreativitetin dhe guximin e të rinjve gostivaras.
“Kjo masë determinon që të rinjtë të mos largohen, por të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në Gostivar,” deklaroi Limani.

