Lajme
Valbon Limani viziton Universitetin Ndërkombëtar “Vision” në Gostivar
Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, njoftoi se ditët e fundit të vitit ia kushtoi vizitës së Universitetit Ndërkombëtar “Vision”, një vatër e rëndësishme e dijes në qytetin tonë.
“Ditët e fundit të këtij viti na gjetën më afër një vatre të vërtetë diturie, siç është Universiteti Ndërkombëtar ‘Vision’.
Sot, së bashku me Kryetarin e Këshillit Komunal, z. Valdet Xhaferi, dhe grupin e këshilltarëve të AKI-së, vizituam këtë institucion të rëndësishëm arsimor.
Duke falënderuar rektorin, Prof. Dr. Ahmed Vexhdi Xhan, rektorin themelues, Prof. Dr. Fadil Hoxha, kryetarin e fondacionit ‘Shar Vardar’, z. Mefail Rexhep, dekanin, Prof. Dr. Adnan Vranko, si dhe të gjithë profesorët dhe akademikët e tjerë për pritjen e ngrohtë, shpreh krenarinë që në qytetin tonë kemi një tempull dijeje si Universiteti ‘Vision’.
Do të jem gjithmonë i gatshëm dhe i lumtur të jem në krah të tyre, në mbështetje të dijes, arsimit dhe të ardhmes së Gostivarit”, ka përfunduar njoftimin Limani.
