Connect with us

Lajme

Pas Telekomit dhe A1, gati operatori i tretë në Maqedoninë e Veriut, ja kur pritet të filloj

Published

on

Në vitin 2025 ka nisur procesi për futjen e operatorit të tretë të rrjetit mobil, i cili do të ofrojë rrjete dhe shërbime mobile në Maqedoninë e Veriut.

Sipas parashikimeve, hyrja zyrtare në treg pritet në fillim të vitit 2026, çka do të rrisë konkurrencën në tregun e telekomunikacionit – një nga vërejtjet e vazhdueshme të Komisionit Evropian në raportet për progresin e Maqedonisë së Veriut, bënë të ditur nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE), përcjell INA.

Agjencia më 24 nëntor të këtij viti ka zgjatur afatet e dokumentacionit të tenderit për operatorin e tretë për 96 ditë, me kërkesë të ofertuesit të vetëm në tender, “One Macedonia Telecommunications”, në pronësi të kompanisë hungareze “4iG”.

Sipas vendimit të AKE-së, afati i fundit për marrjen e vendimit për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm është 12 janari 2026, ndërsa deri më 25 shkurt 2026 pritet dhënia e lejes për shfrytëzimin e radiofrekuencave.

Aktualisht në tregun maqedonas operojnë dy operatorë të rrjetit mobil: Telekomi Maqedonisë SH.A. Shkup, A1 Maqedonia DOOEL Shkup

Si dhe operatorë virtualë: Lycamobile DOOEL Shkup, MTEL DOOEL Shkup, ROBI DOOEL Shtip, Green Telecommunications DOO Prilep.

Sipas njoftimeve të rregullatorit, muajin e ardhshëm pritet të vihet në funksion kulla telekomunikuese, një objekt kapital ndërtimi i së cilës ka nisur që në vitin 2013. Sipas kontratës, kulla duhet të vihet në përdorim jo më vonë se 31 janari 2026. (INA)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *