Lajme
Isen Shabani uron komunitetin turk për Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke
Ish-kryetari i Vrapçishtit dhe kandidat i AKI-së për kryetar komune, Isen Shabani, ka uruar qytetarët e kominitetit turk me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke.
“Me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, uroj nga zemra qytetarët tanë turq në Komunën e Vrapçishtit, si dhe të gjithë ata që e shënojnë këtë ditë kudo.
Urime Dita e Arsimit në Gjuhën Turke!”, ka shkruar Shabani.
