Lajme
Isen Shabani uron mërgimtarët: Kthimi juaj sjell jetë dhe gëzim në vendlindje
Ish-kryetari dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, ka uruar mërgimtarët me rastin e ardhjes së tyre në vendlindje.
Postimi i plotë i Shabanit:
“Të dashur mërgimtarë, mirë se vini në vendlindjen tuaj! Kthimi juaj sjell jetë, gëzim dhe krenari në çdo cep të këtij vendi. Ju uroj që ditët pranë familjes dhe miqve t’i shijoni me qetësi dhe dashuri. Vendlindja është gjithmonë shtëpia juaj dhe ju mbeteni pjesë e pandashme e jona.
Mirë se vini🤍”, ka shkruar Shabani.
