Connect with us

Lajme

Kosovë, Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Sot mbyllet afati i aplikimit për akreditim i vëzhguesve dhe mediave

Published

on

Sot do të mbyllet afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se periudha e aplikimit, e cila ka filluar më 5 dhjetor, do të përfundojë më 20 dhjetor 2025.

“Deri në këtë datë, subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve”, njoftoi Elezi.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *