Connect with us

Lajme

Zgjerimi i BE-së në ngecje, Ballkani në status quo

Published

on

Situata gjeopolitike dhe rendi aktual ndërkombëtar kërkon strategji të qartë, që do të çojë në integrim të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike, konstatojnë personalitetet e fushës diplomatike dhe evropiane. Sipas tyre, strategjia duhet të jetë e vërtetuar institucionalisht, me afate kohore, me politika konkrete, në mënyrë që Ballkani të mos mbetet fushë gjeopolitike për garë të jashtme.

“Bashkimi Evropian po ballafaqohet me sfida serioze të brendshme, që rezultojnë me ngadalësimin dhe bilateralizimin e procesit të zgjerimit. Këto procese hapin mundësi për ndikim të aktorëve, për të cilët nuk është në interes Ballkan Perëndimor evropian, i qetë dhe demokratik. Do të vazhdojmë me përpjekjet për përmbylljen e procesit tonë eurointegrues. Si anëtare fuqiplote e NATO-s, dëshmohemi aleat kompatibil dhe aktiv, si aspirant për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sërish dhe sërish e vërtetojmë gatishmërinë tonë që t’i mbrojmë dhe ndajmë vlerat tona të përbashkëta, me harmonizimin tonë të plotë me vendimet dhe politikat evropiane.”, – deklaroi zëvendësministri i Jashtëm, Zoran Dimitrovski.

“Integrimi evropian është shembull për shteg asimetrik, ku progresi dhe reformat jo çdoherë janë ndjekur me vullnet politik nga ana e Unionit. Për fat të keq, ky shteg sot është mbushur me ngecje dhe bllokada, e që rezulton me status quo-në aktuale të procesit aderues.”, – theksoi ish-ambasadori, Jovan Tegovski.

Trendi i ri i rendit ndërkombëtar imponon nevojën për bashkëpunim të koordinuar dhe afatgjatë mes Bashkimit Evropian dhe paktit veri-atlantik, u tha në konferencën kushtuar tri dekadave të pjesëmarrjes së vendit tonë në arkitekturën e sigurisë dhe politikës euroatlantike.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *