Connect with us

Lajme

Biznesi i ri i Jane Çentos trondit – nga “27 prilli” në dhjetëra banesa!

Published

on

Jane Çento, i dënuar me vendim të formës së prerë me 13 vite burg për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është bërë bashkëpronar i një kompanie ndërtimore në Prilep, e cila aktualisht zotëron të paktën dhjetë apartamente.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Regjistri Qendror, nga 10 nëntori 2024, Çento është regjistruar si ortak në shoqërinë tregtare “Arena Grup import–eksport DOOEL Prilep”. Kompania, e themeluar në vitin 2022 dhe e specializuar në ndërtimin e objekteve banesore dhe jo-banesore, deri në fund të vitit 2024 ka realizuar të ardhura të vogla dhe detyrime financiare rreth 200 mijë euro, shkruan portali Faktor, përcjell PressOnline.al

Kush e ka themeluar kompaninë?

Pronësia fillestare e “Arena Grup” i ka përkitur tre shtetasve nga fshati Llazhani, komuna Dollneni: Eldin, Esad dhe Eldina Hasanoviq, me pjesë pothuajse të barabarta në kapital.

Lejet ndërtimore dhe aktivitetet e kompanisë

Nga verifikimet publike rezulton se kompania ka marrë në korrik të vitit të kaluar një leje ndërtimi nga Komuna e Prilepit për një objekt banesor në lagjen “Dimo Narednikot”, pranë sallonit “Mebel Vi”. Banorët e zonës janë njoftuar zyrtarisht për këtë projekt.

Projekti përfshin dy parcela prej rreth 500 m² secila, në pronësi të qytetarit Petko Risteski. Sipas të dhënave të Agjencisë së Kadastrës, “Arena Grup” tashmë figuron si posedues i rreth 10 apartamenteve me sipërfaqe rreth 70 m², së bashku me hapësira ndihmëse.

Portali Faktor ka kërkuar nga Komuna e Prilepit informacion shtesë lidhur me ndonjë leje tjetër ndërtimi të dhënë për këtë kompani dhe fazën aktuale të punimeve, por ende nuk ka marrë përgjigje. Pa përgjigje ka mbetur edhe kërkesa drejtuar Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve për të sqaruar statusin e tanishëm juridik të Çentos si i dënuar.

Para-historia e Çentos

Dy vjet e gjysmë më parë, Çento mori për herë të parë leje fundjave nga burgu. Në mars të vitit 2023 ai mori pjesë edhe në konventën solemne të VMRO-DPMNE-së në Shkup, ku Gordana Siljanovska-Davkova u konfirmua si kandidate për presidente.

Çento, së bashku me të pandehur të tjerë, u dënua për veprën “terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetues” për rolin e tij në ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *