Connect with us

Lajme

Saranda Imeri: Povereniku, më i mirë se Valbon Limani

Published

on

Në skenën politike të Gostivarit po shtohen reagimet lidhur me emërimin e poverenikut dhe debatin e hapur rreth figurave politike në qytet. Sipas Saranda Imerit, povereniku aktual paraqet një zgjidhje më të mirë sesa Valbon Limani, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi mbështetjen politike që qëndron pas tij.

Imeri shtron pyetjen se çfarë përfitimi real ka shoqëria gostivarase nga personalizimi i politikës lokale dhe nga vlerësimet individuale të tipit “djalë i mirë”, kur sipas saj pas Limanit qëndron Arben Taravari – një figurë që ajo e cilëson si të paqëndrueshme në vendimmarrje dhe të paangazhuar në parime afatgjata.

Në këtë kontekst, ajo kritikon edhe përfshirjen e Isen Shabanit, duke rikujtuar akuzat për keqpërdorim të pozitës dhe duke vlerësuar se një profil i tillë nuk krijon besim tek qytetarët. Sipas Imerit, një politikë e bazuar në individë pa integritet i mban institucionet peng të interesave personale.

“Gostivarit nuk i duhen ‘patriota me bateri’ që kujtohen për qytetin vetëm në kohë zgjedhjesh,” thekson ajo. “Qyteti ka nevojë për gjëra elementare: pastërti, menaxhim komunal, rend, zhvillim dhe punë konkrete – jo improvizime dhe premtime boshe.”

Imeri shton se qytetarët meritojnë politika serioze dhe përgjegjshme, jo retorikë të përsëritur sa herë që afrohen proceset zgjedhore.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *