Connect with us

Lajme

Taravari: Duhet decentralizimi i shëndetësisë publike

Published

on

Sistemi shëndetësor në Maqedoni është i ndarë në tri nivele. E para është kujdesi shëndetësor parësor, i cili është relativisht i mirë dhe funksional. Megjithatë, mendoj se duhet t’u jepet pak më shumë autoritet mjekëve të amë në shëndetësinë parësore, por vazhdoj të mendoj se shëndetësia jonë publike është mjaft e centralizuar, theksoi Arben Taravari, kreu i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i ri i Shëndetësisë në një intervistë në “Top Tema” sonte në Telma.

“Rreth 70-80 për qind e shërbimeve shëndetësore në Maqedoni ofrohen në Shkup, që nuk është normale. Prandaj duhet të mendojmë për decentralizimin, për shpërndarjen. Me këtë dua të them që duhet punuar pak më shumë me shëndetësinë dytësore, para së gjithash, kam parasysh spitalet klinike. Të hapen katër spitale klinike rajonale. Njëri tashmë funksionon në Tetovë, por edhe atje duhet të punohet. Ndoshta disa nga mjekët nga Shkupi, për disa ditë në muaj, vullnetarisht ose me motivim financiar, duhet të jenë edhe në Tetovë. Qendra të tilla duhet të funksionojnë në Ohër dhe Strugë, në Shtip si dhe në Manastir. Do të ishin katër qendra rajonale që do të jepnin mundësinë e shkarkimit sa më të vogël të sistemit në Shkup”, thotë Taravari.

Continue Reading

Lajme

Incident në Çair, forca të shumta policore, dyshohet se ka të plagosur

Published

on

By

Sonte në mbrëmje ka ndodhur një incident në Çair, mëson 4NEWS.mk.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, një person është sulmuar me thikë.

Në vendngjarje ka shumë njësi speciale të policisë, si dhe automjete të ndihmës së shpejtë, prej të cilave dy sapo janë nisur drejt Qendrës Klinike.
Sipas të dhënave të fundit, dy persona me lëndime të rënda janë hospitalizuar.

Continue Reading

Lajme

Huzeir Mustafi godet Arben Fetain: Sa komuna do të merrni ju vazalë të vazalëve?

Published

on

By

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj një ish-kryetarit të Kuvendit të ASH-së, dhe zv/kryeministrin Arben Fetait, për të cilin thotë se po manipulon situatën për shkak të presioneve nga Adnan Azizi.

Postimi i plotë:

“Keqardhje për ish “mikun” tonë në dëshpërim, i detyruar nga Adnani të reagojë vend e pa vend, shpeshherë edhe kundër vullnetit të tij , vetëm që të mos qortohet nëpër restorantet e Tetovës pse nuk e ka sharë më shumë kryetarin e vet.

Punësimet?
Nuk do të realizohen kurrë!
Edhe kur thoni “për disa muaj”, gënjeni. Vetëm procedura minimale kërkon:
– 10 ditë për shpalljen e konkursit
– 10 ditë për provimin
– 10 ditë për përzgjedhjen
Ndërkohë, zgjedhjet shpallen më 27 korrik. Pra, vetëm kontratat mbi vepër mund t’i quani “punësime” – asgjë e re, e njëjta metodë e vjetër!

Sa i përket ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat:
Kalimi në Qeveri nuk është arritje!
Arritje është që ky ligj të dorëzohet në Kuvend, të votohet dhe pastaj të dërgohet në Komisionin e Venedikut. Çdo gjë tjetër është zvarritje dhe teatër politik.

Dhe për në fund:
Sa komuna do të merrni ju, si vazalë të vazalëve?
A do të garoni ju në Likovë?
A do të kandidojë Hazir Aliu në Gostivar, apo Bashkim Bakiu në Saraj?
Apo edhe ato pozita me qira që i kishit, po ua marrin të tjerët?

Keqardhje për gjendjen ku keni përfunduar”, ka përfunduar Mustafi.

Continue Reading

Lajme

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare (FOTO)

Published

on

By

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në ministrinë për sistem politk e drejtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Ivan Stoilkoviq i cili në konkursin e fundit për shoqatat joqeveritare ka ndarë buxhet për 5 shoqata serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 3 projekte për shoqtat shqiptare dhe tre projekte për shoqatat rome ndërsa të tjerat janë shoqata maqedonase dhe vetëm 1 vllehe, shkruan Top24

Continue Reading

TOP Lajme