Connect with us

Politika

Snopçe i përgjigjet Frontit Europian: “Më shumë se 20 vjet në qeveri, nuk e keni zbatuar MO”

Published

on

Halil Snopçe nga VLEN për TV21 i është përgjigjur Frontit Europian në lidhje me akuzat se po shkelin Marrëveshjen e Ohrit. Snopçe thotë se përderisa BDI ka qenë në pushtet disa herë ka shkelur këtë marrëveshje dhe e njëjta nuk është zbatuar 100%, ndonëse kanë kaluar 18 vite, nga viti 2006 kur është dashur të realizohet. Ai porositi Frontin Europian që në vend se të shohin mekanizmat për të mos mbetur në opozitë, të mendojnë së me çfarë metoda demokratike do të veprojnë në opozitë.

“Nuk ka lidhje me thyerjen e Marrëveshjes së Ohrit, ata ende nuk kanë dhënë ende përgjigje ndaj qytetarëve të Maqedonisë se Veriut se përse MO është thyer disa herë. Ata qeverisin 20 e kusur vite ndërsa marrëveshja është dashur të realizohet në tërësi deri në vitin 2006 ndërsa edhe pas 18 viteve nuk janë plotësuar disa pika të Marrëveshjes së Ohrit. E tani ata në interes të tyre… meqë janë të vetëdijshëm se do të jenë në opozitë po thirren në MO, e që nuk ka asnjë logjikë, kuptohet. Ata më së miri do të ishte të artikukojnë se më çfarë mjete demokratike, me çfarë metoda demokratike do të veprojnë në opozitë”, u shpreh Halil Snopçe nga koalicioni VLEN.

Continue Reading

Lajme

Banorët falënderojnë Valbon Limanin për asfaltimin e rrugës “Mara Ugrinova” në Gostivar

Published

on

By

 

Rruga Mara Ugrinuva në Gostivar tanimë duket krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte. Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka promovuar asfaltimin e kësaj rruge e cila është njëra nga disa projektet mbi infrastrukturën rrugore që po realizon kohët e fundit në Gostivar. Në promovimin e kësaj rruga e cila ndodhet pas stacionit të autobusëve merrnin pjesë edhe banorët e kësaj zone të cilën u shprehën falënderues ndaj pushtetit lokal për premtimet e mbajtura.

Kryetari Limani tha se rruga e asfaltuar ka gjatësi prej 350 metra, ndërsa kostoja financiare arrin në 4.9 milionë denarë. “Dolëm këtu pas përfundimit të punimeve në rrugën “Mara Ugrinova” me gjatësi prej 350 metrave, projekt i cili kushtoi diku afro 4.9 milionë denarë. Gjithashtu njëri prej projekteve të cilat i kishim planifikuar dhe i cili tanimë është realizuar. Do të vazhdojmë me realizimin e projekteve tjera ashtu siç kemi paralajmëruar, besoj se ky projekt do ti ndihmojë shumë kësaj pjese”, tha Limani.

Continue Reading

Lajme

Lleshi reagon ndaj deklaratës së Kasamit: Mos i përvetëso 107.000 votat e VLEN-it, se s’të takojnë vetëm ty

Published

on

By

 

Pas deklaratës së kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se “çdo subjekt që largohet nga VLEN nuk e ka përkrahjen e 107.000 votuesve”, ka ardhur një reagim i ashpër nga Valmir Lleshi, aktivist i Aleancës për Shqiptarët dhe moderator i tubimeve gjatë fushatës në kuadër të koalicionit VLEN.

Përmes një postimi publik, Lleshi ka akuzuar Kasamin se po tenton të përvetësojë meritën e votave të koalicionit, duke i kujtuar se nuk ka qenë i pranishëm as në hapjen e fushatës në Dibër për shkak të mungesës së strukturave të Besës në atë zonë. “Le t’i tregojë be dikush këtij Bilall Kasamit se 107.000 votat e VLEN-it nuk mund t’i përvetësojë ky. A don ta dish sa peshë ke be o gjalo?! Po mos be, se e dimë en si ke qenë, en si je…”, shkruan Lleshi, duke shtuar se për mungesën e Kasamit në hapjen e fushatës ka dëshmitarë dhe madje edhe incizime.

Sipas tij, prezenca e Kasamit në terren ka qenë e dobët, dhe madje vetë këshilltarët e tij i kanë kërkuar që të arsyetojë mungesën e tij me një “udhëtim në Tiranë”. “Jo se këta të tjerët janë më të mirë… po barem ato nuk flasin, se e dinë të gjithë se si është puna, o Billo. Testi më i mirë është vota… zgjedhjet afrohen… ta shohim njer kandarin kah shkon”, vijon më tej Lleshi.

Në fund, Lleshi i sugjeron Kasamit të “mos merret me politika të mëdha”, duke ironizuar me situatën aktuale në Tetovë dhe duke aluduar për një izolim politik të mundshëm të tij në të ardhmen.

Continue Reading

Lajme

Saliu: Absurde të kërkohet largimi i Taravarit nga Qeveria, botërisht dihet se Izet Mexhiti ka qenë kokë e krye BDI për dekada rresht!

Published

on

By

 

“Partitë e koalicionit VLEN, për momentin de facto janë që të gjitha jashtë qeverisë”, thotë analisti politik Urim Saliu, duke shtuar se në Qeveri ka një padron maqedonas që vetëm kryeministër i gjithë qytetarëve nuk është, që dikton, sipas tij, çdo segment në mënyrë prefekte duke rritur akoma më shumë ndikimin te maqedonasit.

“Liderët e VLEN-it duhet ti kërkojnë llogari Mickoskit në qeveri dhe jo kush duhet të jetë aty nga partitë shqiptare. Është shumë absurde për shembull kur Izet Mexhiti i kërkon Taravarit të largohet nga Qeveria nëse bashkëpunon me BDI-në kur dihet botërisht se vetë kreu i Lidhjes Demokratike ka qenë kokë e krye BDI për dekada rresht. Qëllimi parësor duhet të jetë unifikimi i partive tona në një front të përbashkët për kauzën shqiptare dhe jo kush do zë një copë vend në një qeveri që diktohet fund e krye nga Mickoski, e cila që po realizon në përpikëshmëri qëllimet maqedonase dhe lufton po për kauzën maqedonase”, analizon Saliu.

Izet Mexhiti për gati 20 vite ishte njeriu më i afërt i Ali Ahmetit dhe ishte njëri nga personat që promovonte kauzën e BDI-së. Izet Mexhiti u largua nga BDI-ja pasi ai nuk arriti të bëhet zëvendëskryeministër pasi për shumë vite kishte mbajtur poste të ndryshme.
Izet Mexhiti ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i BDI-së dhe shef i grupit parlamentar. Ai ka shërbyer si nënkryetar i BDI-së, deputet dhe kryetar i Komunës së Çairit në Shkup për disa mandate.

Nga BDI e akuzojnë Mexhitin për keqpërdorimin e besimit të Ali Ahmetit dhe për krijimin e një imazhi negativ të BDI-së, duke përmendur ndërtimet pa leje në Çair si një shembull të veprimtarisë së tij.

Saliu: Absurde të kërkohet largimi i Taravarit nga Qeveria, botërisht dihet se Izet Mexhiti ka qenë kokë e krye BDI për dekada rresht!

Continue Reading

TOP Lajme