Connect with us

Politika

Hajredini: Si është e mundur që asnjë zyrtar i BDI-së për 20 vjet nuk është akuzuar dhe dënuar

Published

on

Ish-ministri i financave dhe njohësi i zhvillimeve politike,Xhevdet Hajredini ka reaguar ndaj njoftimit të krerëve të “Frontit Europian” se do të njoftonin të huajt me “memorandum” se po shkelet legjimiteti i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla me hyrjen e VLEN-it në Qeveri.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shtruar pyetjen se si asnjë zyrtar i BDI-së nuk është akuzuar dhe dënuar për më shumë se 20 vjet.

Ja postimi i plotë:

“Si ka mundësi që asnjë zyrtar i BDI-së nuk është akuzuar dhe dënuar për krim dhe korrupsion gjatë 20 viteve sa kanë qenë në pushtet me VMRO-në dhe LSDM-në, kur dihet se Maqedonia gjatë gjithë kësaj kohe, për shkak të faktorëve relevantë të brendshëm dhe të jashtëm, është konsideruar vendi më i korruptuar në rajon dhe në botë?

Kjo u bë e mundur duke filluar me shpërfilljen e rekomandimeve të Priebe, ndalimin e “bombave” të Zaevit, shfuqizimin e Prokurorisë Speciale, fshehjen e skandalit më të madh me Deutsche Telekom, marrëveshjet e fshehta korruptive me SINOHYDRO dhe BECHTEL e ENKA, si dhe me ndryshime në Kodin Penal, në kundërshtim me qëndrimin e BE-së dhe SHBA-së”.

Continue Reading

Lajme

Taravari në SHBA, takon kongresmenin republikan Pete Sessions

Published

on

By

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit.

Gjatë qëndrimit të tij, Taravari zhvilloi një takim me kongresmenin republikan, Pete Sessions.

Ky takim vjen si pjesë e angazhimeve të Taravarit për të forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të promovuar çështjet e rëndësishme për shqiptarët dhe rajonin.

Kujtojmë që Taravari ishte i ftuar edhe në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump javë më parë në Uashington.

Continue Reading

Lajme

Zv/kryeministri Fetai: Investim historik për komunat – 15 miliardë denarë për projekte kapitale

Published

on

By

Sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kemi filluar procedurën për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat tona, me një fond deri në 15 miliardë denarë. Këto mjete do të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollave, kopshteve, parqeve, ujësjellësve dhe kanalizimeve, duke zgjidhur probleme që qytetarët i kanë përballuar me dekada.

Kjo është mbështetja më e madhe ndonjëherë e pushtetit qendror për vetëqeverisjen lokale. Në thirrjen e parë, 78 komuna fituan 288 projekte me vlerë mbi 73 milionë euro, ndërsa tani komunat do të kenë mundësi të përfitojnë edhe më shumë, thuhet në njoftimin e Zëvendës Kryeministrit Arben Fetai.

Continue Reading

Lajme

ASH në takim koordinues me strukturat bazë në Kopanicë: Ndryshimi i para një viti reflektim i sotëm

Published

on

By

Në praninë e Sekretarit Organizativ të Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, Nënkryetarit Nazim Taipi dhe Zëvendësministrit të Bujqësisë, Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët ka realizuar një takim koordinues me strukturat bazë në fshatin Kopanicë.

Një vit pas vendosmërisë së kryetarit Arben Taravari për të sjellë ndryshimin, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të qëndrojë pranë qytetarëve dhe strukturave të saj në terren. Nga Kopanica u përcoll një mesazh i qartë: Ndryshimi ka sjellë shpresë dhe përkushtimi për të kthyer këtë shpresë në veprime konkrete vazhdon.

“JA VLEJTI dhe JA VLEN të jesh në krah me popullin!” – ky ishte mesazhi i bashkëbisedimit me strukturat, duke konfirmuar angazhimin e Aleancës për Shqiptarët për të qenë pranë qytetarëve dhe për të çuar përpara procesin e ndryshimit.

Continue Reading

TOP Lajme