Connect with us

Politika

Kasami: Ali Ahmetin e ka kap sindromi i Menduh Thaçit, nokautin do ja japin votuesit më 8 maj

Published

on

Ali Ahmetin e ka kapur sindromi i Menduh Thacit i cili vetëm kërcënon dhe në terma kërcënues e ofendues frikëson popullin shqiptar, tha Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes BESA i pyetur për deklaratën e Ali Ahmetit se do ta nokautojë në zgjedhjet e ardhshme.

“Ali Ahmetin e ka kapur sindromi i Menduh Thacit i cili vetëm kërcënon dhe në terma kërcënues e ofendues frikëson popullin shqiptar, mirëpo më 8 maj do ta marr përgjigjen dhe do përfundimisht do të merr nokaut teknik nga votuesit shqiptar të cilët i ka përbuzur dhe i ka varfëruar e shpërngulur tash e 20 vite”, tha Kasami.

Këto komente kreu i Lëvizjes BESA, njëherit dhe bartës i listës në zonën gjashtë zgjedhore e koalicionit VLEN, Bilall Kasami i bëri në intervistën dhënë për Euronews Albania.

Continue Reading

Lajme

Zhvillimet në lidershipin e VLEN: Pse pengohet ngritja e Arben Fetait?

Published

on

By

Ngritja e Arben Fetait në VLEN, gjegjësisht si drejtues i këtij koalicioni pengohet vazhdimisht nga Adnan Azizi i Lëvizjes Besa, i cili është zgjedhur për shef shtabi i VLEN për zgjedhjet lokale.

Pa deklarime publike, por pas shpine duke punuar Azizi vazhdimisht bëhet barrierë për të shfaqur Arben Fetain si figurë lidershipi në VLEN. Kjo më së miri dëshmohet me pozitat që i takojnë Fetait në ekzekutiv e të cilat i pengon Azizi duke urdhëruar emërime të kuadrove nga Besa prej nga vjen vetë ai ose LD-ja e Izet Mexhitit.

Fetai si zëvendës kryeministër në Qeveri dhe duke i qëndruar besnik VLEN-it, nuk e braktisi atë pavarësisht që ASH-ja doli nga kjo qeveri. Fetai shpesh e ka arsyetuar dhe argumentuar vendimin e tij dhe rrugëtimin politik, por kjo gjë siç duket nuk i merret për bazë nga partnerët e tjerë të koalicionit, ndërsa pengesë kryesore për të bëhet Adnan Azizi.

Kujtojmë se VLEN kishte premtuar të shkrihet në një parti politike dhe një nga figurat përbashkuese për të udhëhequr atë është përmendur shpesh në opinion emri i Arben Fetait.

Continue Reading

Lajme

Frigë nga dështimi, VLEN përdor foto të vitit të kaluar

Published

on

By

Koalicioni VLEN sonte në sheshin Skenderbe ka mbajtur tubim ku kanë prezantuar shtajin zgjedhorë. Një burim për Top24 jonzyrtarisht njofton se VLEN për tu mbrojtur nga dështimi përdor foto të edituara të vitit të kaluar të hapjes së shtabit, shkruan Top24

”Pobe kesh aty unë. Kish njerzi ama jo si kto nfoto. Kto nfoto jan pi vitit tkalum kur ishte ene Taravari” shkruan për Top24 një qytetar që ishte present.

Continue Reading

Lajme

Jasin Jusufi: Dënimi popullor për VLEN veç ka nisur, në tetor do të jetë i plotë!

Published

on

By

Aktivisti qytetar nga Çairi, Jasin Jusufi, ka reaguar me tone ironike ndaj tubimit të mbajtur mbrëmë në sheshin “Skënderbeu” në Çair, ku u hap shtabi zgjedhor i subjektit VLEN.

“Me kaq njerëz u pat zgjedh plak katundi, babgjyshi i një shokut tim,” ka komentuar Jusufi në rrjetet sociale, duke aluduar për pjesëmarrjen modeste në këtë ngjarje. Ai ka shtuar me një paralajmërim politik: “Veç më ju ka dënuar populli, por dënimin më të madh do ta merrni në tetor!”

Në një koment tjetër, Jusufi ironizon edhe atmosferën e organizimit, duke shkruar: “Ndihmën e shpejtë e kanë thirr, mos i bjerë të fajtë atij të Bilallit!”

Hapja e shtabit të VLEN-it vjen në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, ndërkohë që fushata e tyre po përballet me komente të ashpra e kritika nga qytetarët dhe figura publike në rrjetet sociale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Continue Reading

TOP Lajme