Connect with us

Politika

Koalicioni VLEN garon me program konkret, ofertë serioze për qytetarët!

Published

on

Programet politike janë ato për të cilat kanë më së shumti nevojë qytetarët e këtij vend. Për premtime boshe dhe politike ditore nuk kanë nevojë sepse janë të ngopur mjaftueshëm. Fjalët i çon era ajo që shkruhet në letër mbetet zotim konkret e real dhe është një hap drejt realizimit, prandaj koalicioni opozitar VLEN nuk po flet fjalë boshe por ka hartuar një program tejet të pasur e duke prekur pikat kryesore për të cilat kanë nevojë qytetarët. Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të bëj analizë zë secilës pikë programore veç e veç për të parë përmbajtjen dhe nëse kanë vepruar saktë deh drejt duke prekur çështjet e rëndësishme për qytetarët, shkruan Zhurnal.

Barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit –

Mungesa e barazisë në vend e shprehur në praktikë e vepër dhe jo vetëm në letër, si dhe neglizhenca e BDI-së për ta përmbushur në tërësi Marrëveshjen e Ohrit ka bërë që koalicioni opozitar VLEN ta ketë pikë të dytë këtë çështje në programin e pasur shumë pikësh.

Pika e dytë e programit të koalicionit VLEN është: Barazia kombëtare dhe Marrëveshja e Ohrit. Përmbajtja e kësaj pike është si vijon:

“Synimi ynë i panegociueshëm, jo thjesht si parti si koalicion, por si komunitet shqiptarë, është barazia e plotë kushtetuese, ligjore dhe praktike. – Shqiptarët, siç e kane vërtetuar edhe regjistrimet e popullsisë, janë shumicë e dytë në Maqedoni dhe jo minoritet. Gjuha shqipe, me shkrimin dhe alfabetin e saj, duhet dhe do të jetë gjuhë shtetërore në të gjithë Maqedoninë e Veriut, tërësisht e barabartë me gjuhën maqedonase. Administrata duhet të pajiset kudo me përkthyes nga gjuha shqipe, dhe kjo do të jetë e sanksionuar në ligjin për gjuhët. Qeveria e VLEN do të forcojë inspektoratin për zbatimin e ligjit për gjuhët dhe do të krijohen mekanizma ndëshkues për institucionet që nuk e respektojnë gjuhën shqipe. Këto çështje nuk janë kërkesa të reja, por duhet të ishin zgjidhur prej kohësh. Marrëveshja Kornize e Ohrit, e cila u arrit në vitin 2001, ishte një kompromis ku përfaqësuesit e komunitetit shqiptar lëshuan pe për hatër të kërkesave nga partnerët ndërkombëtare dhe për shkak të vullnetit tonë për paqe. Pikat e asaj marrëveshjeje kanë patur katër vite afat që të përmbushen. Fatkeqësisht, edhe si pasojë e keq-qeverisjes, 22 vite më vonë ende ato pika nuk janë përmbushur. Ligji i Festave duhet të reflektojë barazi. Do të njihen plotësisht edhe festat kombëtare shqiptare. Përdorimi i himnit, stemës dhe flamurit kombëtar shqiptar në shkollat e në institucionet do të gëzojë të drejtën e barabartë ligjore me atë të maqedonasve. Asnjë prej këtyre të drejtave të barabarta nuk janë rrezik për Maqedoninë e Veriut, por thjesht krijim i kushteve për bashkëpunim e bashkëjetese normale”

Çfarë përmban kjo pikë programore?

Nga ajo që lexohet dhe kuptohet mes rreshtave në pikën e dytë të programit të koalicionit VLEN preken temat më të rëndësishme të popullit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët akoma janë të diskriminuar në këtë vend, qytetarët janë dëshmitarë që deputetë maqedonas kanë protestuar që të mos mësohet në gjuhën shqipe. Katrahura më e madhe qëndron.

Marrëveshja e Ohrit aq shumë është përmendur saqë reflekton sikurse të jetë çështje e konsumuar që në fakt nga këtu kuptohet realiteti faktik se sa shumë është dashtë të flitet për këtë Marrëveshje dhe në fund të fundit sërish të kemi pika që akoma nuk janë realizuar.

Çështja e definimit të gjuhës shqipe 20% që është në Kushtetutë diskriminon një popull shumicë një popull shtetformues siç është populli shqiptarë.

Nëse nuk ka barazi kombëtare nuk do të ketë të ardhme të mirë e paqësore në këtë vend. Prandaj, pika 2 e programit të VLEN i shërben edhe qytetarëve maqedonas dhe atyre nacionalistëve e etnocentristëve. Pasi përmes përmbushjes së kësaj pike ndërtohet një shtet i së drejtës, një shtet në të cilin të gjithë ndjehen të barabartë dhe të pa diskriminuar.

Barazia, është një nga komponentat kryesore që e ndalë edhe migrimin e të rinjve nga vendi, sepse të rinjt deri në këto momente janë ndjerë të papërfaqësuar dhe pa barabartë me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas. Përmes kësaj nisme të gjithë qytetarët përballë institucioneve të vendit do të trajtohen njësoj pa dallime etnie e fetare. Vetëm përmes kësaj qasje krijohet e ardhme e sigurt dhe zhvillim i garantuar. /Zhurnal.mk

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Gostivarit sot në përuroi asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Zdunjë të Gostivarit.

Bëhet fjalë për asfaltim të mbi 1.2 kilometrave që do të lidhë fshatin me qytetin e Gostivarit dhe dukshëm do të përmirësojë komunikacionin jo vetëm të fshatit Zdunjë, por edhe fshatrava afër tij.

“Me këtë projekt është përmirësuar shumë infrastruktura në Zdunjë, dhe jo vetëm për banorët e këtij fshati, por edhe për qytetarët e vendbanimeve tjera që kalojnë nga këtu”, u shpreh Limani.

Kryetari Valbon Limani theksoi se tani do të kemi periudhë më dinamike dhe se do të punohet kryesisht në infrastrukturën rrugore.

“Punime ka në bulevardin ‘Vëllezërit Gjinovski’, gjithashtu ka punime në shëtitore te ish-kinoja e qytetit, asfaltohet rruga ‘Nikolla Teslla’ te gjimnazi, kurse nga java e ardhshme do të kemi punime edhe në 2-3 rrugë të tjera. Kjo periudhë do të jetë më dinamike, do të punohet gjithkund, me të vetmin qëllim që të përmirësohet jeta e qytetarëve”, u shpreh Limani.

Continue Reading

Lajme

Arben Taravari reagon për rastin e Nerovës: “Kush është më e drejtë – një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Published

on

By

 

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj tentimit për rrënimin e objektit shkollor të ndërtuar nga banorët shqiptarë në fshatin Nerovë të komunës së Krushevës, duke theksuar se në kohën e “serialeve politike” është pikërisht populli ai që harrohet.

“Si parti jemi sa të prekur po aq edhe në krah të banorëve të fshatit Nerovë dhe të kauzës së tyre. Në mungesë të një shkolle, ata kanë ndërtuar vet objektin e saj – një vepër fisnike dhe e rrallë,” deklaron Taravari.

Ai shpreh shqetësimin për faktin që autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë hapa për ta shembur shkollën me arsyetimin se është ndërtuar pa leje.

“Me dashamirësi i kërkojmë organeve kompetente mos ta shembin këtë shkollë! Ajo është ndërtuar nga prindërit për fëmijët e tyre,” thekson Taravari.

Në fund të reagimit të tij, Taravari ngre një pyetje të drejtpërdrejtë që po përhapet me shpejtësi edhe në opinion publik:
“Kush është më e drejtë? Një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

Continue Reading

Lajme

Taravari: Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka ngritur shqetësime serioze mbi legjitimitetin e qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se mungesa e përfaqësimit të plotë të shqiptarëve në ekzekutiv përbën një deformim të vullnetit qytetar në një shtet multietnik.

Në një intervistë për median kosovare Nacionale, Taravari deklaroi se përbërja aktuale e qeverisë nuk reflekton përbërjen reale të Kuvendit dhe as të shoqërisë, duke vënë në pah se pjesa dërrmuese e deputetëve shqiptarë ndodhen në opozitë.

“Në një vend ku shqiptarët janë shtetformues, nuk mund të kemi një qeveri që funksionon pa përfshirjen e drejtë të përfaqësuesve të tyre. Deputetët janë zëri i popullit, dhe kur shumica e tyre janë lënë jashtë qeverisë, përfaqësimi bie në krizë legjitimiteti,” u shpreh Taravari.

Ai theksoi se modeli aktual qeverisës rrezikon të thellojë ndasitë etnike dhe politike në vend, duke i lënë shqiptarët në margjinat e proceseve vendimmarrëse, pavarësisht kontributit të tyre të vazhdueshëm në jetën institucionale të shtetit.

Continue Reading

TOP Lajme