Connect with us

Politika

Berat Buzhala: Faktori ndërkombëtar mbështet Qeverinë e re VLEN, BDI për herë të parë në opozitë

Published

on

Analisti i afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim, Berat Buzhala nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar shkuarjen në opozitë të BDI-së, duke thënë qartazi se Qeverinë e ardhshme në RMV e formon VLEN. Ai gjithashtu ka cekur që shtetet aleate e përkrahin këtë koalicion.

“Shume interesant, Per arsye te panjohura per mu, shtetet aleate, po e mbeshtesin koalicionin VMRO – Vlen, pas zgjedhjeve, ne Maqedoni. Ose ndoshta eshte e tepert te themi qe po e mbeshtesin, sepse me e mire do te ishte te thuhej nuk po e pengojne partine nacionaliste maqedone te bej koalicion me koalicionin Vlen, duke e çu BDI’ne ne opozite per here te pare pas kushedi sa vitesh. Pra, pak a shume ne nje periudhe te njejte kohore, do ta kemi nje elite te re politike ne Mal te Zi, ne Kosove dhe Maqedoni. Doren ne zemer kjo ne Kosove tash nuk eshte qaq e re. Ketu ndryshimi ka fillu ne vitin 2019, e tash jemi ne vitin 2024. Vec Shqiperia e Serbia nuk po dorëzohen”, shkruan Buzhala në rrjetin e tij social.

Continue Reading

Lajme

Viola Ramadani: Nga premtimet boshe të VLEN – me ASH-në tek shpresa për ndryshim

Published

on

By

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), Viola Ramadani, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm në rrjetet sociale, duke kritikuar gjendjen e rëndë me të cilën përballen të rinjtë në Maqedoninë e Veriut, informon Presidentja

“Të rinjtë nuk festojnë as sot, në ditën e tyre, sepse nuk kanë arsye për të festuar. Sot që flasim, Maqedonia e Veriut përballet me regres në arsim, politikat rinore dhe largimin masiv të trurit nga vendi. Krejt çka u ofrohet të rinjve janë premtime të rreme për punësime partiake e të përkohshme.”

Ramadani shpreh bindjen se ky realitet do të ndryshojë, duke u mbështetur në fuqinë e vetë të rinjve për t’i bërë ballë padrejtësive dhe pabarazive.

“Në mesin e krejt kësaj pasigurie, një gjë është shumë e sigurt! Ditët që ky realitet do të ndryshojë janë të numëruara. Po, ka dritë në fund të tunelit. Sepse askush më mirë se të rinjtë nuk din t’i thotë stop nëpërkëmbjes.”

Continue Reading

Lajme

Nazim Taipi bën thirrje për fushatë të pastër e dinjitoze në Tearcë

Published

on

By

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës nga koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi, përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje për një fushatë të pastër dhe larg ofendimeve.

“Thirrje për një fushatë të pastër dhe dinjitoze

Me shpalljen e zgjedhjeve lokale, fatkeqësisht po shihet se disa kandidatë të VLEN-it, në vend të një fushate dinjitoze dhe konstruktive, kanë nisur me ofendime dhe sulme banale ndaj kandidatëve të Aleancës.

I bëj thirrje kundërkandidatit dhe të gjithë eksponentëve nga radhët e VLEN-it që fushatën për zgjedhjet lokale ta zhvillojmë jo me sulme ndaj njëri-tjetrit, por me ide dhe vizione për të ardhmen e vendit tonë.

Qytetarëve u duhen zgjidhje për problemet reale. Ejani ta bëjmë këtë fushatë për qytetarët, jo kundër njëri-tjetrit.

Unë nuk kam hyrë në politikë për inat të dikujt, por për dashurinë ndaj vendit tim.
Qytetarët e dinë se në çdo cikël zgjedhor kam qenë:
• Për respekt të ndërsjellë mes kandidatëve
• Për oferta të sinqerta dhe transparente
• Për fushatë të bazuar në projekte konkrete
• Kundër premtimeve boshe
• Kundër mashtrimeve elektorale
• Kundër ofendimeve dhe shpifjeve

Le ta bëjmë këtë garë politike shembull të kulturës demokratike në komunën tonë”, ka përfunduar Taipi.

Continue Reading

Lajme

Antikorrupsioni ende pa vendim për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres së Transportit

Published

on

By

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ende nuk ka marrë vendim për lëndën të cilën e formoi pas raportimit të Portalb.mk për paratë e lëshuara nga Komuna e Çairit në llogari të kafiterisë “1Sh” e cila është në pronësi të zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri.

Ndonëse nga KSHPK-ja muajin e kaluar njoftuan se kanë hapur lëndë për këtë rast, ende nuk ka vendim.

“Procedurat mbi rastin janë duke vazhduar. Pas përcaktimit të gjendjes faktike në rastin konkret, do të merret vendim në një seancë publike të KSHPK-së”, thanë për Portalb.mk nga KSHPK.

Ata nuk treguan se kur pritet të merret vendimi.

Kujtojmë që Portalb.mk në qershor 2025 zbuloi se mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet Mexhitit, Kaltrina Zekolli Shaqirit.

Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy.

Afër 9 mijë euro i janë lëshuar kësaj kafiterie që kur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre, për më pak se 1 vit.

Fqinjët e intervistuar nga Portalb-i thanë se kafiteria më së shpeshti frekuentohet nga aktivistë të Lëvizjes Demokratike.

Komuna e Çairit s’i komentoi transaksionet e vjetra, thotë se në vitin 2025 aty janë ushqyer sportistët e Çairit kur kanë pasur gara, gjithashtu nuk përgjigjet se pse vetëm ky lokal ndër vite kryen këtë ‘shërbim’ për ata, pa ju dhënë mundësi bizneseve tjera.

Zëvendësministrja theksoi se është vetëm pronare dhe se nuk merret me pjesën e pagesave.

Për këtë rast më pas reaguan edhe partitë politike.

Continue Reading

TOP Lajme