Connect with us

Lajme

Snopçe: Zvogëlimi i investimeve kapitale me 20% tregon mungesë kapaciteti dhe vizioni nga Qeveria

Published

on

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar pas publikimit të propozim-buxhetit të ri duke theksuar se investimet kapitale janë planifikuar të ulen me 20% krahasuar me vitin paraprak, gjë që sipas tij tregon qartë se qeveria nuk ka kapacitet t’i realizojë projektet zhvillimore.

Sipas Snopçes, ulja e investimeve kapitale është sinjali më i keq për ekonominë e vendit:

“Nëse nuk ka investime kapitale, nuk ka zhvillim. Përkundrazi, kjo është dëshmi se qeveria nuk ka plan, nuk ka projeksion dhe nuk ka fuqi t’i realizojë angazhimet e veta,” deklaroi ai për Ora News.

Deputeti theksoi se ky trend i rrezikshëm është vërejtur edhe nga institucionet ndërkombëtare. Ai kujtoi se raporti i fundit i Parlamentit Europian ka përfshirë kritika të ashpra ndaj stagnacionit ekonomik të shtetit dhe mungesës së reformave strukturore.

“Vetëm javën e kaluar, Parlamenti Europian e kritikoi qartë stagnacionin ekonomik të vendit. Zvogëlimi i investimeve tregon se qeveria po e pranon vetë paaftësinë e saj,” shtoi Snopçe.

Ai kërkoi transparencë më të madhe dhe një qasje serioze ndaj zhvillimit ekonomik, duke theksuar se buxheti duhet të jetë instrument i rritjes, jo i stagnimit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *