Connect with us

Politika

Taravari: Fitore e thellë më 24 prill në Gostivar, VLEN do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët

Published

on

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN mbajtën tubimin në Gostivar.

Taravari në fjalimin e tij tha se Gostivari që nga viti 2016 ka mposhtue BDI-në dhe se edhe në këto zgjedhje fitorja e VLEN-it do të jetë me diferencë të madhe.

“Fitoret këtu nga Gostivari prej vitit 2016 radhiten njëra pas tjetrës, dhe nuk ka dyshim se përsëri në Gostivar do të fitohet me 24 prill, vetëm se nuk e di diferencën. Ende jam në dyshim nëse në Gostivar do të fitojmë me 5.000, 6.000 ose 7.000 diferencë ndaj kundërkandidatit tonë”, tha Taravari.

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari po ashtu theksoi rëndësinë e tre ditëve të fundit të fushatës duke nënvizuar se kjo garë është personalisht për atë.

“Të mërkurën votohet dhe bëhet fjalë personalisht për mua. E di se ju çdoherë më keni përkrahur, në çdo garë politike dhe nuk kam dyshim se përsëri do ta jepno maksimumin tuaj, që në Gostivar ta bëjmë diferencën sa më të madhe”, tha Taravari duke shtuar se opozita e bashkuar shqiptare do ta sjellë ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: “Rinia e Sarajit është energjia që ndërton të ardhmen”

Published

on

By

Sot, Saraji u pa ndryshe – me më shumë energji, ide dhe jetë. Bashkë me kryetarin aktual Iljas Veseli, Blerant Ramadani zhvilloi një takim me të rinjtë, të cilët nuk e shohin politikën si fjalë boshe, por si mjet për të ndryshuar realitetin e përditshëm.

“Çdo propozim, çdo ide dhe çdo ëndërr e të rinjve do të jetë pjesë e plan-programit tonë 2025-2029. E ardhmja ndërtohet vetëm kur politika u jep hapësirë atyre që do ta jetojnë nesër,” theksoi Ramadani.

Takimi në Saraj shënoi edhe njëherë vizionin për ta bërë rininë pjesë të çdo vendimi dhe procesi politik. Mesazhi ishte i qartë: ky është Saraji i së ardhmes, i ndërtuar mbi guximin, mendimin kritik dhe kërkesën e brezit të ri për të qenë pjesë aktive në vendimmarrje.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Saraji po flet me zë për Aleancën Kombëtare për Integrim

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Saraj, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani sot ka takuar në një kaffe rasti bashkëqytetarët e tij duke marrë mbështetje për Aleancën Kombltare për Integrim si një referendum ndaj kësaj qeverie antishqiptare, shkruan Top24

Saraji po flet me një zë – për Aleancën Kombëtare për Integrim! Një kafe rasti me bashkëqytetarë të vendosur për të vazhduar bashkë, me dinjitet dhe vendosmëri! #AleancaKombëtarepërIntegrim #Saraj #ZgjedhjetLokale #MaqedoniaeVeriut

Continue Reading

Lajme

Kujt i dërgoi mesazh me postimin e tij te fundit ambasadori Meidani?

Published

on

By

Në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje një postim dje i Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili në mesin e deklaratave të forta para zgjedhore ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes fabulës së njohur të Jean de La Fontaine, “Bretkosa që dëshironte të ishte po aq e madhe sa demi.”

Në ilustrimin e shpërndarë shihet bretkosa që fryhet deri në shpërthim, përballë një demi të qetë e të qëndrueshëm. Shënimi shoqërues i fabulistit francez – “Bretkosa, duke dashur të ishte sa demi, u fry derisa plasi” – është interpretuar nga shumë ndjekës si një alegori e drejtuar ndaj situatës politike aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mburrjeve arrogante pa vend e llogjikë.

Mesazhi i nënkuptuar i postimit duket të ironizojë politikanë që, në prag të zgjedhjeve të tetorit, mburren me forcën, premtime e pushtet, por që rrezikojnë të mbeten të zbuluar e të dështojnë përballë realitetit me të cilin dukshëm kanë humbur kontakt.

Ky stil komunikimi, përmes referencave letrare e satirike, ka krijuar diskurs në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një mënyrë e zgjuar e diplomatit shqiptar për të dhënë mesazhe pa përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë politike.

Continue Reading

TOP Lajme