Connect with us

Politika

Zhurnal: TDP refuzon mbajtjen e tubimit të Frontit Europian tek sheshi Skenderbeu, shkas heroit të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu !

Published

on

Fronti Europian pjesë e të cilit është dhe partia turke TDP e Bejxhan Iljaz nuk ka pranuar që tubimi i sotëm të mbahet në sheshin Skenderbe në Shkup, kështu mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal.

Edhe pse ndoshta ishte paralajmëruar, por tubimi i Frontit Europian sonte do të mbahet në sheshin Maqedonia në Shkup me fillim në ora 20:00 edhe pse ishte paralajmëruar që të mbahet tek sheshi Skenderbe poashtu në Shkup.

Shkak i mospranimit të mbajtjes së tubimit qendror në sheshin Skenderbeu dhe kundërshtimi i TDP ka qenë pikërisht përmendorja e heroit të madh shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu të cilin shqiptarët e konsiderojnë hero derisa për turqit simbolizon si figurë tjetër për shkak se ka luftuar kundër tyre.

Continue Reading

Politika

Snopçe: Ju të Levicës po thoni sofizma nëpërmjet të cilëve dëshironi të shitni gënjeshtrat e juaja më shtrenjtë se e vërteta!

Published

on

By

Halil Snopçe, deputet nga radhët e VLEN ka replikuar partinë politike LEVICA të cilët kanë qenë të zëshëm kundër propozimit që kandidati shqiptar Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj që është i papritur fjalimi i z. Amar, në lidhje me kryetarin e propozuar të Parlamentit. Fjalimi juaj ishte i sofizëm i pastër, i thjeshtë, nuk përmbante asgjë tjetër. Kur Sokrati iu drejtua Sofistëve me pyetje, çfarë është puna e juaj? Ata iu përgjigjën: “I nderuari sokrat ne po tentojmë ta shesim gënjeshtrën tonë më shtrenjt se sa e vërteta e juaj”. Pra çka është e vërteta? E vërteta është që edhe ju si grup si Levica ishit kundër Qeverisë së kaluar, por edhe kundër kryetarit të Kuvendit. Por e vërteta është që në këtë shtet të bëhet një ndryshim substancial dhe jo vetëm formal, të bëhet ndryshim cilësor jo vetëm sasior. Që të bëhet ky ndryshim e patjetërsueshme është të bëhet ndryshimi formal. Ky ndryshim është instalim i atyre vlerave. Menjëher të dalish dhe të konstatosh një propozim për kryetar parlamenti, për një personalitet me vlera, të dëshmuar, qoftë moralisht qoftë profesionalisht është e pakuptimtë. Si do ta çlirojmë shtetin nga pushteti nëse nuk i bëjmë ndryshimet substanciale? Si do e bëjmë çlirimin pa e bërë ndryshimin?”

Continue Reading

Politika

Ahmeti: Nuk e jap Artan Grubin

Published

on

By

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se nuk ka arsye për të shkarkuar Artan Grubin, Fatmir Besimin e Nazim Bushin nga postet partiake.

I pyetur nëse do të shkarkojë këta emra për shkak të përgjegjësisë për rezultatin zgjedhor, Ahmeti tha se ata do të vazhdojnë në BDI sepse nuk ka arsye për shkarkimin e tyre.

Continue Reading

Politika

Imeri Stafai: Krahasimi mes 27 Prillit 2017 dhe 29 Majit 2024!

Published

on

By

Nga Saranda Imeri Stafai, depuete e koalicionit VLEN

Nga kjo distancë kohore, duket qartë që BDI çdo punë e ka bërë me skenar me qëllim që punët e tyre të duken madhore, madje duke e rrezikuar edhe jetën e njërit prej partnerëve të koalicionit të tyre. Atë kohë skandali u orkestrua mes BDI-së dhe VMRO-së së Gruevskit, ndërsa sot po kjo BDI “patriote”, braktis seancën dhe nuk e votoi propozimin që Afrim Gashi të jetë kryeparlamentar.

Kujtojmë që të revoltuarit e seancës ishin vetëm deputetët e Levicës ultranacionaliste dhe deputetët e Frontit Evropian.
Afrim Gashi u zgjodh në formë paqësore dhe qytetare, pa asnjë incident dhe pa shumë rrahje gjoksi se ja çfarë bëjmë ne, me një mbështetje prej 76 kuvendarëve të cilët ishin pro propozimit që Gashi të jetë kryeparlamentar.

Continue Reading

TOP Lajme