Connect with us

Lajme

Rrëfimi i Shaqirit: Gjyshin ma burgosën shërbimet pro ruse, babai ju bashkua UÇK-së

Published

on

Kandidati për deputet nga radhët e VLEN, Rijad Shaqiri ka rrëfyer vuajtjen e gjyshit, babait nga regjimet pro ruse dhe jugosllave dhe sakrificat e tyre për liri.

“Babai im ka qenë ushtarë i UÇK-së, gjyshi im ka vuajtur burg në vitin 1963 nga sistemi nga ish sistemi komunist. Dosja e gjyshit tim është diku 70 fletë nga shërbimet pro ruse dhe jugosllave. Dosja e prindit tim është mbi 200 fletë deri në vitin 87-88 nga strukturat pro ruse. Nëse dikush sheh nga unë si djali i Hysni Shaqirit se mund të shkoj në një orientim rus, ma mirë mos qofsha”, është shprehur Shaqiri në një intervistë në TV21, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Babai i Rijadit është veprimtari Hysni Shaqiri.

Ai njihet për sakrificën dhe përkushtimin ndaj çështjes shqiptare.

Sidomos, mbahet mend kur braktisi të gjitha postet dhe detyrat, për t’iu bashkuar luftës për liri, përcjell INA.

Më 27 mars të vitit 2001, deputeti shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë, Hisni Shaqiri braktisi Kuvendin e Maqedonisë, për tu bërë pjesë e sakrificës së popullit, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë të shënuar Shaqiri, braktisi kolltukun e deputetit, sikur Hasan Prishtina që braktisi Kuvendin e Stambollit. Ai veshi uniformën çlirimtare duke pranuar sakrificën bashkë me popullin.

Kjo i dha jehonë edhe më të madhe lëvizjes çlirimtare si dhe ngjalli krenarinë dhe shpresën tek gjithë shqiptarët se kjo kryengritje e armatosur, po merrte trajtimin e duhur sidomos në sytë e ndërkombëtarëve, pas etiketimeve me terme jo të mira, si grup banditësh, apo edhe më keq terrorist, siç preferonte ta etiketonin UÇK-në deri atëherë pala maqedonase.

Deklarata se prej sot, pra më 27 marsh, mund të më gjeni në vijën e parë të frontit në Karadak të Kumanovës dhënë nga deputeti i asaj kohe Hisni Shaqiri, ndikoi edhe në shtimin e radhëve të UÇK-së me vullnetarë të shumtë.

Kjo ndryshoi plotësisht rrjedhën e zhvillimeve qoftë në fushëbeteja, qoftë në betejat politike, sidomos kur e kemi parasysh dështimin në Kalanë e Tetovës qe kishte ndodhur vetëm disa ditë para se deputeti i popullit të lëshonte përkohësisht betejën politike, për të vazhduar atë ushtarake.

Hisni Shaqiri në atë kohë me gjithë mundësinë që të merrte gradën e komandantit, ai u përcaktua të jetë vetëm ushtarë çlirimtarë.

Ndërsa vet Shaqiri më pas do të deklaroj, krahas çështjes madhore kombëtare, në luftë më nxorri derdhja e gjakut të të rinjve shqiptarë më 14 mars në Kalanë e Tetovës dhe zonën e Karadakut, i cili nuk duhej lejuar të shkonte huq.

Fatkeqëisht institucionet shqiptare asnjëherë nuk e kanë parë të arsyeshme ta kujtojnë këtë ditë si një mësim se si politikani duhet të rreshtohet gjithmonë në anën e kombit dhe të rezistencës kombetare.

Hysni Shaqiri sot vazhdon të angazhohet për avancimin e statusit juridiko kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.(INA)

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Programi “Saraji 2025–2029” po shkruhet bashkë me qytetarët

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka theksuar se programi i tij zgjedhor do të jetë i ndërtuar mbi idetë dhe propozimet e qytetarëve.

Në një postim, ai bëri të ditur se së bashku me rininë e AKI-së janë duke sistemuar sugjerimet e ardhura përmes platformës online. “Bashkë me rininë e AKI-së po sistemojmë propozimet tuaja nga www.blerantramadani.com
– programi Saraji 2025–2029 shkruhet me ju!” ka deklaruar Ramadani.

Ai shtoi se transparenca dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e qytetarëve në hartimin e programit janë garanci që prioritetet e komunës do të pasqyrojnë vërtet nevojat e banorëve të Sarajit./ZYRTARE.net/

Continue Reading

Lajme

Tahir Bexheti, zgjidhet kryetar i shtabit të degës së Bogovinës

Published

on

By

Arben Taravari, kryetar i ASh-së ka njoftuar se kjo strukturë partiake ka zgjedhur kryetarin e shtabit të degës së Bogovinës, njofton Top24

“Z.Tahir Bexheti u zgjodh sot kryetar i shtabit të degës së Bogovinës.

Urime dhe Suksese Tahir!”, shkruan Taravari.

Continue Reading

Lajme

Njomza Shaqiri reagon pas vendimit të KShZ-së: Në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23

Published

on

By

Zëdhënsja e ASh-së, Njomza Shaqiri ka reaguar pas vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për të ulur numrin e këshilltarëve komunalë, njofton Top24

Ajo thotë se me këtë vendim, në Gostivar numri i këshilltarëve do të ulet nga 31 në 23.

“Më shumë parti se këshilltarë komunal

Duke e ulur numrin e këshilltarëve komunal në Gostivar, nga 31 në 23, do të ulet ndjeshëm përfaqësimi i zërit qytetar shqiptar dhe forca e vendimmarrjes në nivel komunal.
Shqiptarët më shumë se kurrë duhet të veprojnë
BASHKË!
Për komunat tona, për ardhmërinë tonë!”, shkruan Shaqiri.

Continue Reading

TOP Lajme