Connect with us

Lajme

Në proces zgjedhor dhe kundër ligjit, Abdulla Sejdini emërohet drejtor ekonomik në klinikën për fëmijë “Kozle”

Published

on

Pasi Tahir Tairi, kuadër i Aleancës për Shqiptarët nga grupi i Arben Taravarit, u shkarkua nga pozita e drejtorit ekonomik në Klinikën Universitare për Sëmundje Respiratore tek fëmijët “Kozle” në Shkup, në mënyrë të kundërligjshme në fushatë zgjedhore, Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri në vend të tij ka emëruar Abdulla Sejdinin nga grupi i Ziadin Selës.

Ndryshe, Sejdini megjithëse ështe magjistër i shkencave juridike, nuk e ka përvojën e nevojshme të punës në fushën e jurisprudencës ashtu siç ligji e parashikon për këtë pozitë. Deri më tani ka qenë vetën anëtar i këshillit komunal në Kërçovë.

Kujtojmë se, Sejdini gjithashtu është familjar i afërt i ish deputetit të ASh-së, Remzi Mehmedit.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu godet Latasin: Na e vodhi rininë me propagandë e urrejtjeje – sot i parëndësishëm

Published

on

By

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar në rrjete sociale ndaj Dragan Pavloviq – Latas, një prej figurave më të kontestuara të gazetarisë maqedonase, përcjell Flaka

“Prej ofendimeve ndaj komunitetit turk, sharjeve ndaj kolegëve të vet dhe televizionit ku dikur punonte, deri te akuzat për evazion fiskal, nxitje urrejtjeje ndëretnike dhe propagandë kundër Perëndimit – ky është Latas, njeriu për të cilin sot fëmijët duhet të mësojnë vetëm në librat e historisë”, shkruan Saliu.

Ai zbulon se pikërisht veprimtaria e Latasit e kishte shtyrë të ndjekë studimet për gazetari: “Që në moshë të re e kuptova fuqinë shkatërruese të gazetarisë së keqe. Për shkak të lajmeve të tij që nxisnin urrejtje etnike, unë dhe shokët e mi kaluam rininë duke parë pas shpine, nëpër autobusë dhe rrugë.”

Sipas Saliut, pas publikimit të përgjimeve famëkeqe, ku Latas përmendej për manipulime mediatike dhe propagandë të turpshme, rinia humbi besimin në profesionin e gazetarit, ndërsa qytetarët i fusin gazetarët në të njëjtën thes me politikanët.

“Latas sot është i parëndësishëm. Edhe nëse lexon motin dhe thotë se do të ketë diell, 99% e njerëzve do të hapin perdet për ta verifikuar”, ironizon gazetari.

Në fund, Saliu nënvizon se edhe vetë pushtetarët e sotëm e dinë mirë se si ky person u kthye kundër bashkëpartiakëve të tyre në momentet më të vështira. “Kur nuk je më i nevojshëm – as si vrapues për kafe – e di që fundi ka ardhur, ‘shef’,” përfundon reagimin e tij.

Sot, në media u raportua për kërcënime ndaj gazetarit Dragan Pavlloviq – Latas, të bëra nga kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në rrjetin social “Facebook”. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti nuk e fsheh më panikun: BDI po rikthehet me skenarë kaosi dhe urrejtjeje ndëretnike!

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti kohëve të fundit duket se nuk arrinë të msheh panikun në të cilën ndodhet si ish nënkryetar i BDI-së dhe se po i lëkundet kolltuku për të mbetur edhe për shumë kohë në atë pozitë. Ai nën panikë sot sërish ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar këtë parti për mungesë vizioni opozitar dhe për përpjekje për rikthim në pushtet përmes “skenarëve destabilizues dhe urrejtjes ndëretnike”. Mexhiti përmes postimit të më poshtëm mundohet të zhveshet nga e kaluara e tij 21 vjeçare si njeriu kryesorë i BDI-së dhe aq më pak si njeriu që po mbronë VMRO-DPMNE-në, shkruan Top24

Sipas Mexhitit, prapa këtyre skenarëve qëndron një “shef në arrati” i dezinformatave, i cili, sipas tij, financohet nga struktura ruso-serbe përmes rrjeteve të bixhozit dhe kazinove, të cilat janë futur në vend nga vetë BDI.

“❌ Dështuan me Taravarin.

❌ Dështuan me Danella Arsovskën.

👉 Tani fajësojnë VLEN-in për çdo dështim të tyre!” – ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjete sociale.

Ai ka përmendur disa çështje konkrete për të cilat, sipas tij, BDI ka përgjegjësi direkte, por përpiqet ta fajësojë koalicionin VLEN:

Heqjen e Balancuesit administrativ,

Lënien e ligjit për gjuhën shqipe të papërfunduar,

Regjistrimin e mërgatës me metodologji të propozuar nga vetë BDI.

“Ky është manuali i propagandës së vjetër: shpikje, përçarje dhe viktimizim”, thekson Mexhiti.

Ai përfundon duke theksuar se shqiptarët nuk i besojnë më “atyrë që ikën nga drejtësia dhe kërkojnë të rikthehen përmes kaosit”, ndërsa nënvizon se e ardhmja duhet të ndërtohet me “drejtësi dhe përgjegjësi”.

Continue Reading

TOP Lajme