Connect with us

Lajme

Taravari në Ditën e Shëndetësisë: Shëndetësia rurale, decentralizimi i shëndetësisë dhe motivimi i mjekëve të rinj janë sfidat tona

Published

on

Në Ditën Botërore të Shëndetësisë, kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari sot në Tetovë organizoi debat me mjekët dhe me punonjësit shëndetësor mbi sistemin shëndetësor.

“Sot është Dita e Shëndetësisë. Me disa kolegë vendosëm që të takohemi këtu në Tetovë, të bashkëbisedojmë rreth programit të ardhshëm të koalicionit VLEN, për programin e shëndetësisë me një analizë të shkurtër të asaj se deri ku është shëndetësia dhe si mund ta përmirësojmë gjendjen sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut”, tha Taravari.

Taravari theksoi se një nga çështjet e rëndësishme për shëndetësinë është shëndetësia rurale.

“Ekzistojnë vise ku nuk ka mjek ose nuk mund të ofrohen shërbime mjekësore për shkak se disa prej fshatrave, të cilat janë kryesisht malore, shumica e kolegëve nuk pranojnë ose nuk ju konvenon ose nuk u paguhet aq sa duhet për të dhënë shërbime mjekësore. Unë mendoj se ky është problem që duhet seriozisht ta bisedojmë mes nesh, të subvencionojmë ose të ndihmohet ose të paguhet disa herë më shumë, në mënyrë që të motivohen këto mjekë”, tha Taravari.

Çështja e dytë e shëndetësisë sipas Taravarit është decentralizimi i shëndetësisë dhe se momentalisht, 60% e shërbimeve mjekësore jepen në spitalet e Shkupit.

“Mbi 60 për qind e shërbimeve mjekësore në sot e kësaj dite merren në spitalet në Shkup. Unë mendoj se kemi kapacitete njerëzore, por edhe mund të krijohen kushte, të krijohen disa spitale klinike që do të jenë funksionale, sidomos Tetova, Ohrin ose Strugën, Shtipin dhe Manastirin. Besoj se nevojiten shumë investime në këto spitale rajonale me të vetmin qëllim që të mos i maltretojmë njerëzit, që për çdo shërbim mjekësor të vinë në Shkup.

Taravari theksoi se çështja e tretë janë studentët e mirë të mjekësisë dhe motivimi për të qëndruar në vend.

“Besoj se në Ligjin për shëndetësinë publike, duhet të motivohen kolegët që sapo e mbarojnë fakultetin dhe kanë notë mesatare të lartë. Mendoj se me ligj duhet të vendoset motivimi i këtyre studentëve, të marrin menjëherë specializim ose të rritet paga e tyre gjatë specializimit të tyre në mënyrë që të mos e braktisin vendin”, tha Taravari.

Continue Reading

Lajme

“Komuna Jonë” – projekti i Blerant Ramadanit për lidhje 24/7 mes qytetarëve dhe komunës së Sarajit

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, në një intervistë për PressOnline.al, ka paralajmëruar prezantimin e një aplikacioni të ri inovativ me emrin “Komuna Jonë”, i cili do të vihet në funksion sapo të nisë fushata zgjedhore.

Sipas Ramadanit, aplikacioni do t’u mundësojë qytetarëve qasje 24/7 për të raportuar probleme, për të dhënë propozime dhe për të komunikuar drejtpërdrejt me komunën. Ai ka theksuar se do të krijohet një ekip i posaçëm, i cili brenda 24 orëve do të përgjigjet ndaj çdo kërkese apo raportimi të qytetarëve.

“Komuna jonë do të jetë e hapur dhe transparente. Çdo tender, çdo njoftim dhe çdo projekt do të ndahet me opinionin e gjerë dhe me bashkëqytetarët tanë të Sarajit. Ne udhëheqjen nuk e shohim vetëm si pushtet, por edhe si shërbim ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Ramadanit.

Ai ka shtuar se qytetarët do të kenë rol aktiv edhe në vendimmarrje për projektet madhore. “Për çdo iniciativë të rëndësishme do të kërkojmë edhe miratimin e qytetarëve, që ata të kyçen në përkrahje ose në votim nëse projekti duhet të realizohet apo jo”, ka përfunduar Ramadanit, duke theksuar se ky model do të forcojë bashkëpunimin mes komunës dhe qytetarëve të Sarajit. (PressOnline.al)

Continue Reading

Lajme

Uzairi nga ASH: Bilall Kasami në panikë por u revanshohet të gjithë atyre që nuk mendojë si ai

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një press konference ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami se po bën revanshizëm mbi të gjithë ata që smendojnë njejtë si ai dhe se kjo është një luftë shtrigash nga friga e humbjes së sigurtë. Uzairi thekson se Kasami po përdor standarde të dyfishta siç është rasti me biznesmenin dhe sportisrin Sinan Idrizi i cili para disa ditësh kaloi në ASH pas kësaj para lokalit të tij u paraqitën eskavatorët e komunës për të prishur terasën e tij, shkruan Top24

https://www.facebook.com/share/v/16tRbvAEHh/

Continue Reading

Lajme

BDI: Punësime për shqiptarët ka vetëm për familjarët e Mexhitit (Video)

Published

on

By

Bashkimi Demokratik për Integrim në konferencën e sotme për shtyp reagoi ashpër ndaj deklaratave të Izet Mexhitit dhëna gjatë një vizite te një familje në Gazi Babë.

“Izet Mexhiti mbrëmë edhe një herë tregoi se për të gënjeshtrat dhe manipulimet nuk kanë kufij”, deklaroi Reshat Ahmeti në konferencën për shtyp të BDI-së. “Ai pretendoi se për një vit qeverisje të VLEN janë punësuar dyfish më shumë shqiptarë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së BDI-së. Një gënjeshtër e tillë meriton të shënohet në Librin e Rekordeve Guinness”.

Ahmeti theksoi se e vërteta është krejt ndryshe dhe se kur Mexhiti flet për punësime, ai ka parasysh vetëm të afërmit dhe njerëzit më të ngushtë të tij. “Ndërkohë që mijëra qytetarë të Çairit dhe Shkupit prej vitesh presin për një mundësi të ndershme, klani i tij mbledh nga dy apo më shumë paga” tha Ahmeti. Ai e sfidoi Mexhitin publikisht të tregojë vetëm dy emra të qytetarëve nga Çairi që janë punësuar gjatë vitit të kaluar dhe që nuk janë as familjarë të tij e as miq të afërt. “Vetëm dy emra, asgjë më shumë” nënvizoi Ahmeti.

Ahmeti rikujtoi edhe një listë me dhjetëra emra të lidhur me nepotizmin e Mexhitit, nga kushëriri i tij Burim Latifi, drejtor i MEPSO-s, e deri te çifti Imeri, të cilët siç tha ai, janë vetëm një pjesë e rrjetit të njerëzve të afërt që Mexhiti i punëson dhe i avancon.

“Kjo listë është vetëm një pjesë e vogël e asaj që qytetarët e Çairit dhe Shkupit e dinë shumë mirë, se për Izet Mexhitin politika gjithmonë ka qenë mjet për të sistemuar familjen dhe miqtë e jo për t’u shërbyer qytetarëve”, theksoi Ahmeti. Duke përfunduar me një mesazh të fuqishëm ai tha: “Çairi nuk është pronë private, as firmë familjare. Mjaft me gënjeshtra dhe mashtrime, është koha që Izet Mexhiti të dalë para qytetarëve me fakte e jo me manipulime”.

https://www.facebook.com/share/v/1PVzt6zzr2/

Continue Reading

TOP Lajme