Lajme
Këshilltari Mustafi: Zgjedhja e kryetarit të këshillit minon interesat e shqiptarëve në Kumanovë
Këshilltari i Komunës së Kumanovës nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Huzeir Mustafi, ka reaguar gjatë seancës konstituive të këshillit komunal, duke kundërshtuar procedurën për zgjedhjen e kryetarit të këshillit, përcjell SmartNews
Ai kërkoi që pika e rendit të ditës që lidhej me këtë zgjedhje të tërhiqej, me arsyetimin se një veprim i tillë po anashkalon vullnetin politik të shqiptarëve dhe dëmton funksionimin e komunës.
“Në emër të koalicionit AKI kërkova që të tërhiqet pika që ka të bëjë me zgjedhjen e kryetarit të këshillit, sepse vlerësojmë se një zgjedhje e tillë, duke injoruar vullnetin politik të shqiptarëve, është dëmshme për komunën e Kumanovës dhe nuk pasqyron realitetin multietnik të komunës sonë,” theksoi Mustafi./SmartNews.mk/
