Connect with us

Lajme

Përfundoi asfaltimi i rrugës kryesore në Fshatin Turçan të Madh

Published

on

Komuna e Gostivarit përfundoi edhe me një projekt të re realizuar në fshatin Turçan të Madh, në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Bëhet fjalë për asfaltim të gati 1000 metrave të rrugës kryesore të fshatit Turçan të Madh, kurse në përurimin e kësaj rruge, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, i cili u mirëprit nga banorët lokal.

Rruga, me gjatësi rreth një kilometër, ka kushtuar 7.5 milionë denarë dhe përbën një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore për këtë fshat. Kryetari Limani theksoi se kjo ka qenë një kërkesë e kahmotshme e banorëve, e cila më në fund është realizuar. Ai gjithashtu paralajmëroi edhe disa investime të tjera që pritet të zhvillohen gjatë periudhës në vijim, në varësi të kushteve atmosferike.

Në periudhën e ardhshme, në këtë fshat pritet të shtrohen me pllaka bekatoni edhe tre rrugica të tjera, përfshirë atë që çon drejt varrezave të fshatit.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *