Connect with us

Lajme

Vetëvendosje me tre kandidatë për deputetë në listat e VLEN-it

Published

on

Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN.

“Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN!

Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku.

Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar!

#VETEVENDOSJE #VLEN”, ka shkruar Bekim Qoku.

Continue Reading

Lajme

Taravari në SHBA, takon kongresmenin republikan Pete Sessions

Published

on

By

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit.

Gjatë qëndrimit të tij, Taravari zhvilloi një takim me kongresmenin republikan, Pete Sessions.

Ky takim vjen si pjesë e angazhimeve të Taravarit për të forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe për të promovuar çështjet e rëndësishme për shqiptarët dhe rajonin.

Kujtojmë që Taravari ishte i ftuar edhe në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump javë më parë në Uashington.

Continue Reading

Lajme

Zv/kryeministri Fetai: Investim historik për komunat – 15 miliardë denarë për projekte kapitale

Published

on

By

Sot, në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, kemi filluar procedurën për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat tona, me një fond deri në 15 miliardë denarë. Këto mjete do të shfrytëzohen për ndërtimin e shkollave, kopshteve, parqeve, ujësjellësve dhe kanalizimeve, duke zgjidhur probleme që qytetarët i kanë përballuar me dekada.

Kjo është mbështetja më e madhe ndonjëherë e pushtetit qendror për vetëqeverisjen lokale. Në thirrjen e parë, 78 komuna fituan 288 projekte me vlerë mbi 73 milionë euro, ndërsa tani komunat do të kenë mundësi të përfitojnë edhe më shumë, thuhet në njoftimin e Zëvendës Kryeministrit Arben Fetai.

Continue Reading

Lajme

ASH në takim koordinues me strukturat bazë në Kopanicë: Ndryshimi i para një viti reflektim i sotëm

Published

on

By

Në praninë e Sekretarit Organizativ të Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi, Nënkryetarit Nazim Taipi dhe Zëvendësministrit të Bujqësisë, Flakron Bexheti, Aleanca për Shqiptarët ka realizuar një takim koordinues me strukturat bazë në fshatin Kopanicë.

Një vit pas vendosmërisë së kryetarit Arben Taravari për të sjellë ndryshimin, Aleanca për Shqiptarët vazhdon të qëndrojë pranë qytetarëve dhe strukturave të saj në terren. Nga Kopanica u përcoll një mesazh i qartë: Ndryshimi ka sjellë shpresë dhe përkushtimi për të kthyer këtë shpresë në veprime konkrete vazhdon.

“JA VLEJTI dhe JA VLEN të jesh në krah me popullin!” – ky ishte mesazhi i bashkëbisedimit me strukturat, duke konfirmuar angazhimin e Aleancës për Shqiptarët për të qenë pranë qytetarëve dhe për të çuar përpara procesin e ndryshimit.

Continue Reading

TOP Lajme