Connect with us

Lajme

Doktori i njohur nga Shkupi, Dr. Idriz Orana me qindra mbêshtetës i bashkangjitet Arben Taravarit

Published

on

Në prezencë të qindra pjesmarrësve, Dr. Idriz Orana sëbashku me bashkëudhëtarët e tij iu bashkangjitën kandidatit për president, njëherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët Dr. Arben Taravari.

Në tubimin në fjalë përskaj shumë personaliteteve të njohura, në krah të Dr. Idriz Oranës u pa edhe ish-zëvendësministri i Kulturës z.Daim Luçi. Ndryshe z.Luçi njihet edhe si një intelektual i ri i cili me përvojën e tij të begatshme i ka dhënë shije politikës moderne ndër të rinjtë.

Continue Reading

Lajme

Ndërhyrjet kardiologjike në Maqedoninë e Veriut: Për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare?

Published

on

By

Komision i posaçëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do të “gërmojë” për ndërhyrjet kardiake në klinikat private dhe shtetërore, pasi kardiokirurgu Sashko Kedev, akuzoi se këto operacione kryhen vetëm për përfitime financiare. Vetëm vitin e kaluar, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka paguar 16 milionë euro për operacione në dy spitale private.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut do të formojë një Komision për Mbikëqyrje Profesionale me tri anëtarë, që do të jenë ekskluzivisht kardiokirurgë të huaj, për të analizuar arsyeshmërinë e ndërhyrjeve mjekësore në klinikat private dhe shtetërore.

Në këtë mënyrë, kjo ministri i përgjigjet pretendimeve të kirurgut të njohur Sashko Kedev, i cili akuzoi se disa klinika private në Maqedoninë e Veriut, pa specifikuar cilat, kryejnë ndërhyrje të panevojshme te pacientët për të përfituar fonde nga shteti përmes Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Edhe pse ministri Azir Aliu kishte paralajmëruar reagim të shpejtë, ekspertët ende nuk janë gjetur dhe nuk janë angazhuar.

Ai ende është në pritje nëse mund të angazhojë këta anëtarë dhe se ministria që ai udhëheq mund t’i paguajë, për shkak se vendi do të mbajë zgjedhje lokale në fund të tetorit.

“E kemi përcaktuar nga cilat vende duam të jenë anëtarët. Për momentin kemi nga Sllovenia. Nuk dua që të jenë nga i njëjti shtet apo nga vendet fqinje, pasi mjekët tanë bashkëpunojnë me ta. Do të kërkojmë nga vende të tjera evropiane. Kontrollet do të fillojnë fillimisht në institucionet private shëndetësore dhe më pas do të vazhdojnë edhe në ato publike. Nëse Ministria nuk mund të paguajë ekspertët, atëherë do të shqyrtojmë mundësinë përmes institucioneve të jashtme me të cilat bashkëpunojmë”, deklaroi Aliu sot në një konferencë për media.

Ministri tha se dikasteri që ai drejton ka informacion vetëm për pacientët që mbulohen nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, por nuk ka fare të dhëna për ata që nuk mbulohen nga ky fond.

“Një pjesë e këtyre pacientëve paraqiten në institucionet shtetërore, por ne nuk kemi asnjë informacion për trajtimin e pacientëve në klinikat private. Ose duhet kohë derisa t’i mbledhim të dhënat për të ditur si të vazhdojmë, ose fatkeqësisht ndonjëherë duhet nisur gjithçka nga e para. Informacionet që kemi janë vetëm për pacientët që trajtohen në shëndetësinë private dhe mbulohen nga Fondi, por ato nuk japin një pasqyrë të plotë. Unë nuk do të lejoj të kemi një tablo gjysmake”, tha Aliu.

Ai u ndal edhe te fakti se, ndonëse ka kompetenca dhe detyrim ligjor për të kryer kontrolle në spitale, Oda e Mjekëve – sipas të dhënave që ai prezantoi – nuk ka realizuar as kontrolle të rregullta, as të jashtëzakonshme gjatë pesë vjetëve të fundit.

Përse nuk ka vepruar, ministri Aliu tha se do të kërkojë përgjigje nga drejtoresha Kalina Grivçeva të hënën, pasi ajo të kthehet në pushimi.

Kardiokirurgu Kedev: Ka prova për operacione të panevojshme

Reagimi i autoriteteve shëndetësore erdhi pasi kardiokirurgu Sashko Kedev, deklaroi se në klinikat private po kryhen operacione të panevojshme vetëm për përfitime financiare.

“Pjesa më e madhe e aktivitetit tim konsultativ ka të bëjë me dekurajimin e njerëzve nga ndërhyrjet e panevojshme, stenta të panevojshëm, operacione të panevojshme. Aktualisht po përballemi me diçka alarmante, e këto janë ndërhyrjet e panevojshme të cilat bëhen për arsye fitimi. Po shohim një shtim të madh të spitaleve private, interesi kryesor i të cilave është profiti. Këto gjëra janë lehtësisht të provueshme – ne kemi prova se disa qendra duhet të mbyllen për arsye mjekësore. Nëse kjo do të ndodhte në Angli apo në Amerikë, ato do të ishin mbyllur me dry. Janë bërë operacione pa nevojë, është hapur kraharori pa nevojë – dhe për këtë kemi prova”, tha Kedev në emisionin “Stadion” në Kanal 77.

Edhe pse Kedev nuk përmendi ndonjë spital konkret, “Acibadem Sistina” e kërcënoi me padi dhe i kërkoi të sqaronte se për kë kishte fjalën. Ai u përgjigj se “padia do të jetë një mundësi që më në fund të shihet se çfarë po ndodh realisht në shëndetësinë private maqedonase”.

Ndërhyrjet kardiologjike – ku dhe sa?

Sipas të dhënave që prezantoi më 21 gusht ministri Azir Aliu, deri tani në vitin 2025 janë kryer gjithsej 5.773 ndërhyrje kardiologjike në klinikat shtetërore dhe private. Në vitin 2024 ky numër ishte 5.188, ndërsa në vitin 2023 ishin kryer gjithsej 5.012 ndërhyrje të tilla.

Ministri Aliu tha se Komisioni treanëtarësh për Mbikëqyrje Profesionale do të analizojë 10 për qind të numrit të përgjithshëm të ndërhyrjeve kardiologjike të kryera nëpër klinika.

Gjatë këtij viti, numri më i madh i pacientëve është regjistruar në Klinikën Universitare të Kardiologjisë – 1.488. Pas saj vijnë klinikat private “Zhan Mitrev” me 939 pacientë dhe “Sistina” me 531 pacientë. Më pas renditet Spitali Special në Ohër me 493 pacientë dhe Klinika Universitare për Kardiokirurgji Shtetërore me 105 pacientë. Në total, pra deri më tani këtë vit janë regjistruar 3.556 pacientë.

Mbi 16 milionë euro në dy klinika

Më shumë se 16 milionë euro (saktësisht 16.747.967 euro) janë para që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka ndarë për ndërhyrje kardiovaskulare në dy spitalet private “Zhan Mitrev” dhe “Acibadem Sistina”, sipas raportit vjetor të Fondit për vitin 2024.

Bëhet fjalë për ndërhyrje të cilat të siguruarit kanë të drejtë t’i kryejnë në spitalet private, pa paguar pothuajse asgjë, sikur t’i kishin kryer në institucionet shtetërore. Pagesa bëhet nga Fondi përmes të ashtuquajturave kompensime kontraktuale, që jepen si për institucionet private, ashtu edhe për ato publike shëndetësore.

Për këto operacione të zemrës dhe të enëve të gjakut, Fondi ka nënshkruar marrëveshje me katër spitale – dy private (“Acibadem Sistina” dhe “Zhan Mitrev) dhe dy shtetërore (Klinika e Kardiokirurgjisë dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare).

Për spitalet private 81 për qind e parave, ndërsa 19 për qind për ato shtetërore

Sipas raportit vjetor të Fondit, për operacionet kardiovaskulare në dy spitalet shtetërore gjatë vitit 2024, ai ka ndarë rreth 11 milionë euro. Klinika e Kardiokirurgjisë ka shfrytëzuar gjysmën e kësaj shume.

Shifrat tregojnë se 81 për qind e parave të ndara nga shteti, përmes Fondit, për operacione të zemrës dhe të enëve të gjakut janë realizuar në dy spitalet private, ndërsa vetëm 19 për qind në dy spitalet shtetërore.

Raporti i Fondit për Sigurimeve Shëndetësore tregon se në vitin 2024, në klinikën private “Zhan Mitrev” janë kryer 1.384 ndërhyrje kirurgjikale kardiovaskulare, ndërsa në “Acibadem Sistina” numri ka qenë pak më i ulët – 1.100 raste.

Këto shifra janë dyfish më shumë krahasuar me ndërhyrjet e kryera në dy spitalet shtetërore: Klinika e Kardiokirurgjisë (532 raste) dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale dhe Vaskulare (542 raste).

Shifrat tregojnë se dyfish më shumë pacientë kanë zgjedhur ose janë dërguar për operacione të zemrës dhe të enëve të gjakut në spitalet private sesa në ato shtetërore.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nuk dha një përgjigje konkrete pse nuk investohet më shumë në kapacitetet e klinikave shtetërore, në vend që fondet të përfundojnë në klinikat private.

“Pesë shtyllat që kemi paralajmëruar, tri janë kryesore. E para, trajnimet – duhet të investojmë më shumë si shtet në metodologji të reja, teknika të reja dhe një qasje të re ndaj trajtimit të sëmundjeve. E dyta, infrastruktura – nëse nuk keni infrastrukturë të përshtatshme, nuk mund të aplikohet teknologjia. Dhe e treta, proceset – protokollet dhe standardet duhet të jenë më precize. Ndonjëherë klinikat hasin vështirësi për shkak të këtyre standardeve dhe proceseve që janë të gjata ose jo mjaftueshëm të përcaktuara. Kjo, pa dyshim, është një nga pengesat”, tha Aliu.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore: Asnjë ankesë nga pacientët

Gjatë katër vjetët e fundit, në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore nuk ka mbërritur asnjë ankesë nga pacientët për ndërhyrje mjekësore të panevojshme.

“Megjithatë, ne nuk kemi kompetencë ligjore për të vlerësuar arsyeshmërinë mjekësore të ndërhyrjeve të kryera dhe as për të ushtruar mbikëqyrje inspektuese mbi punën profesionale të institucioneve shëndetësore. Këto kompetenca janë në domenin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar ose të komisioneve të posaçme që i formon ministri i Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Fondit.

Kompetencë e Fondit është të monitorojë nëse ka parregullsi në përdorimin e mjeteve financiare nga ana e spitaleve. Në këtë bazë, Fondi ka kryer nëntë kontrolle për shuma të mbledhura në mënyrë private./REL

Continue Reading

Lajme

27 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Published

on

By

Sot mbushen 27 vjet nga rënia e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari.

Ai u lind në Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës.

Ismeti ishte ndër të parët që mori pjesë në themelimin e fondit “Vendlindja thërret”. Ky fond u bë bazë kryesore e logjistikës dhe e financimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Menjëherë pas epopesë së Prekazit, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, militanti i përkushtuar i luftës çlirimtare Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës, ku asokohe ndodhej baza më e rëndësishme e UÇK-së.

Me vendim të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari caktohet me detyrë ushtarake në zonën e Llapushës, me qëllim të zgjerimit dhe konsolidimit të radhëve të ushtrisë çlirimtare.

Më 23 gusht të vitit 1998, pasi ushtria armike kishte ndërmarrë të gjithat masat për të depërtuar në drejtim të Kleçkës, ku ndodhej edhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari organizon rezistencën në pikën e tij të pamposhtur, në Bajrak të Luzhnicës.

Më 24 gusht në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, luftëtarët militantë, Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj, nuk kishin arritur të tërhiqeshin.

Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie trimi ndër më të dalluarit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Në altarin e atdheut kishin rënë edhe Nuhi Mazreku dhe Habib Zogaj.

Sot trupi i dëshmorit Ismet Jashari prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë, ku pushojnë edhe trupat e 66 dëshmorëve të tjerë, të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova.

Continue Reading

Lajme

Mickoski flet për korrupsion te të tjerët, ndërsa selia e VMRO-DPMNE-së u ndërtua me para të dyshimta

Published

on

By

Mickoski flet për korrupsion te të tjerët, ndërsa selia e VMRO-DPMNE-së u ndërtua me para të dyshimta. Në Panair-Llogarinë e sotëm me rastin e “4 viteve punë për ty”, mbajti fjalim kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili që në fillim hodhi poshtë të gjitha akuzat për pabarazi etnike nga ana e BDI-së dhe theksoi se BDI-ja përfaqëson krimin, paaftësinë dhe korrupsionin, si dhe se tezat janë jokonstruktive, me çka paraqiti dëshmi për mbështetjen financiare nga Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja për komunat e drejtuara nga kryetarët e BDI-së.

“Roli i tyre në Qeveri do të thotë shumë krim, shumë jopunë, shumë paaftësi, shumë korrupsion dhe tani po vendosin shenjë barazimi midis të gjitha këtyre epiteteve që ka pjesëmarrja e tyre në Qeveri dhe polarizimit etnik, nëse nuk janë atëherë do të ishte polarizim etnik, mendoj se teza e tyre është e gabuar. Për shembull, le të themi nëse i shikojmë numrat, do ta përmend Kërçovën. Kryetari i Komunës së Kërçovës është Fatmir Dehari nga BDI, në thirrjen e parë gati 56 milionë denarë, projekte të financuara nga kjo Qeveri, në thirrjen e dytë gati 330 milionë denarë, ose gjithsej 385 milionë denarë për 16 projekte, që janë më shumë se 6 milionë euro. Struga, për shembull, kryetar është Ramiz Merko nga BDI, i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së, në thirrjen e parë ka një projekt me vlerë rreth 135 milionë denarë, thirrja e dytë ka 5 projekte me vlerë 307 milionë denarë ose gjithsej 443 milionë denarë. Saraji, në thirrjen e dytë kemi 5 projekte me vlerë gati 320 milionë denarë, të cilat kjo Qeveri i ka siguruar për një komunë në të cilën kryetari është nga radhët e BDI-së”, shpjegoi Mickoski.

Mickoski theksoi gjithashtu se gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së, ata nuk financuan asnjë projekt në komunat ku kryetarët ishin nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

“Nëse kthehemi pas dhe analizojmë tre vitet e para të kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së, nëse ndonjëri prej tyre do të kujtojë një projekt që u financua nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, përgjigjja është asnjë. Më shumë se 40 komuna nuk morën tekstualisht asnjë projekt që u financua nga ajo qeveri. Unë vërtet i hedh poshtë ato si jokonstruktive dhe mesazhe që i përkasin shekullit të kaluar, më vjen shumë keq që BDI-ja e pareformuar, kriminale dhe e korruptuar ende jeton në ato vite, dhe ende mendon se me mesazhe të tilla do të fitojë simpati në publik, duke menduar se nëse radikalizohet, mendoj se gabohen dhe do ta shohin këtë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen për më pak se dy muaj”, tha Mickoski.

Continue Reading

TOP Lajme