Ditë më parë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka inciuar te Qeveria serbe krijimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Kamberi, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka folur për propagandën e zyrtarëve serbë, duke zbuluar arsyet pse ka inicuar krijimin e një fondi të tillë.
“Për vite me radhë zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, propagojnë “angazhim për zhvillim ekonomik” të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Ndërkohë, Bujanoci, Presheva e Medvegja mbeten komunat më të pazhvilluara në nivel të republikës.
Lugina Preshevës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Zhvillimit të sajë i nevojiten investitorë, investime konkrete, përkrahje finansiare dhe lehtësime plotësuese për investitorët.
Me qëllim të ndërprerjes së trendit të ikjes së të rinjëve, krijimit të një të ardhme me perspektivë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e një ambienti që tërheq investimet e huaja, kam iniciaur sot, te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Propozimi është që Fondi të ketë vlerën vjetore prej 10 milion eurove, ndërsa menaxhimi i tij të bëhet nga Trupi Koordinues, duke u mundësuar transparencë maksimale në menaxhim”, ka thënë Kamberi.
Gjiithashtu, Kamberi ka treguar se cilat do të jenë qëllimet e fondit.
“Shfrytëzuesit e Fondit do të ishin komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shoqëria civile, mediat, organizatat sportive, bizneset e vogla e të mesme e këtyre komunave.
Fondi i veçantë për të stimuluar zhvillimin ekonomik, ka për qëllim:
1. Financimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishëm për biznesin lokal dhe jetën e qytetarëve
2. Mbështetjen e hapjes së vendeve të reja të punës nëpërmjet subvencioneve dhe trajnimeve;
3. Stimulimin e investitorëve të huaj dhe vendor nëpërmjet lehtësimeve tatimore dhe përkrahjes infrastrukturore;
4. Zhvillimin e kapaciteteve arsimore dhe profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës.
5. Krijimin e një linje të veçant për subvencionimin e bujqësisë.
6. Krijimin e lehtësirave të veçanta për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, organizatat e shoqërisë civilie, medias, klubeve sportive, përgjatë aplikimit të tyre në konkurset e të gjitha ministrive”, ka njoftuar Kamberi përmes një postimi në Facebook.