Connect with us

Lajme

Cili prej dy mjekëve meriton votën?!

Published

on

Shkruan: Mjeku Rexhail Ramadani

PERVOJA IME PERSONALE ME DY KANDIDATET PER PRESIDENT ME Z. Bujar Osmani dhe Z. Arben Taravari

Kur ka qene minister i shendetsise Bujar Osmani, isha ne specializim ne Shkup, kam kerkuar ta takoj e kam gjetur edhe numrin e tij personal edhe te stafit te tij qe per 3 apo 4 vite sa ka qene minister i shendetsise nuk ka pase shanse qe te me mundesohet nje takim, e aq me pak te me punesoje si mjek kur ishim edhe kuadro deficitar. Prandaj kur dikush ne ceshtje egzistenciale nje pune nuk ta mundeson si te kemi respekt per te, (une sjam kunder ) po ne kishim kuotat e 20%. Kjo eshte feja e Bujar Osmanit. Feja nuk eshte e lidhur vec me iftaret publike por eshte e lidhur me karakterin me njerezine qe ka njeriu. Prandaj Bujari eshte njeri i Drzaves…

Ndersa Dr. Arben Taravari kur u be minister i shendetsise pavaresisht se u pata vendosur ne gjermani isha i punesuar me vendim edhe me kisha lejeqendrim te perhershem, por ai me pat thene qe nese kthehesh nje vend te pune e ke te sigurte prej meje .

Jam mirenjohes per cdo te mire dhe ne jeten e perditshme tregoj respekt per njerezit pa dallim…

Prandaj po jap nje shembull konkret te dy kandidateve per te pare karakteristikat e tyre morale , normalisht qe per president do ta votoja Dr. Arben Taravarin qe jemi kolege dhe kemi nje respekt reciprok.

Pra ky ka qene realiteti..

Continue Reading

Lajme

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon fuqishëm sulmin e fundit ndaj gazetarit Naser Selmani.

Ky akt i shëmtuar është përpjekje e drejtpërdrejtë për ta frikësuar zërin e lirë dhe për ta heshtur mendimin kritik në shoqërinë tonë.

Dita ditës po shohim rritje të presionit dhe të dhunës ndaj gazetarëve, ndërkohë që kjo qeveri vazhdon të mbyllë sytë dhe të qëndrojë pasive para këtyre fenomeneve të rrezikshme. Heshtja institucionale është e barabartë me bashkëfajësi.

Liria e shprehjes dhe e medias është themel i çdo shoqërie demokratike. Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë vetëm kërcënim ndaj individëve, por sulm ndaj të gjithë qytetarëve dhe të drejtës së tyre për t’u informuar lirshëm e pa frikë.

Aleanca për Shqiptarët kërkon hetim të shpejtë, transparencë të plotë dhe përgjegjësi ligjore ndaj autorëve dhe urdhërdhënësve të këtij akti kriminal. Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe do të qëndrojmë gjithmonë në mbrojtje të fjalës së lirë dhe demokracisë në vendin tonë.

Aleanca për Shqiptarët

Continue Reading

Lajme

Ambasadori Denion Meidani i jep mbështetje Naser Selmanit

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, Denion Meidani, ka shprehur solidaritet me gazetarin Naser Selmani pas aktit të dhunës ndaj automjetit të tij në Shkup, njofton Top24

“Solidaritet me gazetarin Naser Selmani. Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulm ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë. Organeve hetimore u takon ta zbardhin rastin pa vonesë. Falenderoj Unionin e Gazetarëve Shqiptarë për reagimin!”, ka theksuar Meidani në reagimin e tij publik.

Continue Reading

Lajme

Taravari dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt që i shtohet dhunës së rritur ndaj medias së lirë në vend.

“Dënoj ashpër sulmin ndaj gazetarit Naser Selmani, sulm i cili i shtohet dhunës që është rritur ndjeshëm ndaj medias së lirë. Kjo dhunë jep dy mesazhe të qarta: së pari, jetojmë në diktaturë – fatkeqësisht; së dyti, kjo diktaturë i ka ditët e numëruara. Edhe pse pushteti merret me Naserin, prapë fiton Naseri”, ka deklaruar Taravari.

Ai ka theksuar se liria e medias është vlerë themelore e demokracisë dhe se çdo tentim për ta mbytur atë përbën sulm ndaj qytetarëve dhe së drejtës së tyre për informim.

https://www.facebook.com/share/p/16CrNZLa4j/?mibextid=wwXIfr

Continue Reading

TOP Lajme