Connect with us

Politika

Pse ia VLEN ta VOTOJ (MË) Arben Taravarin për President

Published

on

Shkruan Nafie Selmani, aktiviste

Të qëndruarit pasiv, indiferent, ose neutral rreth zhvillimeve shoqërore/politike, gjithnjë mund të të jep një fare “rehatie e komoditet” dhe të të bëjë “mik/e” me të gjithë. Por, këtë cilësi, as nuk e kam të lindur e as të fituar, ndaj edhe pse e pa përfshirë formalisht në ndonjë parti politike aktualisht, kam vendosur që në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 24 prillit, të përcaktohem ta mbështes kandidaturën e Arben Taravarit.

Për herë të parë, për Arben Taravarin, kam dëgjuar si mjek/neurolog nga njerëz që kanë qenë pacientë të tij, ose familjarët e tyre. Të flitet me aq konsideratë, aq shumë fjalë miradije, e të thotë dikush: Atë mjek e shoh afër Zotit, meqë je ndarë shumë i kënaqur nga shërbimi, është përtej detyrës mjek. Më pas, e kam njohur nga mediat si Kryetar i Komunës së Gostivarit, për çka e udhës është të flasin banorët e Gostivarit, jo unë, e ata kanë folur, duke e votuar dy herë radhazi.

Nga debatet televizive shihet qartë formimi i tij i mirë njerëzor. Ai nuk është kundërshtues, por është argumentues. Në sulmet e ashpra dhe të padrejta, ai përgjigjet me butësi dhe kulturë.

Nisur nga kjo, jam e bindur se nga të gjithë kandidatët presidencialë, e sidomos karshi rivalit të tij të drejtpërdrejtë Bujar Osmani, ai është personi i cili në mënyrë më të denjë mund t’i artikulojë nevojat reale të popullatës shqiptare në veçanti, por edhe të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi.

Nga ana tjetër, e ndiej edhe si obligim moral e politik këtë mbështetje, sepse ishte pikërisht Arben Taravari, ai i cili nuk u pri nga interesi personal, por zgjodhi rrugën e vërtetë për veprimin politik në të ardhmen, duke iu bashkangjitur frontit opozitar shqiptar, si mundësi e vetme për ta derguar ne opozitë BDI-në, pas 22 viteve të plota.

Mbështetja ime, të cilën askush nuk e ka kërkuar, e as sponzorizuar, nuk do të jetë vetëm formale dhe personale, apo thjesht një marketing politik, por do të kërkoj nga të gjithë ata që më njohin e kanë besim tek unë (përfshirë këtu edhe familjarë dhe miq të mi nga Kosova e të cilët kanë ndonjë lidhje këtu), që ta mbështesin Arbenin dhe të ndikojnë edhe tek të afërmit e tyre, që votën e tyre të lirë, gjënë më të shtrenjtë që ka demokracia, ta investojnë aty ku është shpresa, aty ku është prosperiteti, aty ku është NDRYSHIMI, aty ku ia VLEN.

Këtë do ta bëj në kontinuitet deri ne ditën e Votimit, edhe në jetën publike/virtuale, edhe në jetën e bisedat private me familjarë, miq, fqinjë, e të njohur të mi.

Continue Reading

Lajme

Vendosja e tabelës me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe, Gadaf Uzairi: Pak fjalë e shumë punë!

Published

on

By

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët, Gadaf Uzairi përmes një postimi në profilin e tij në facebook njofton se sot është vendos tabela me mbishkrimin edhe në gjuhën shqipe në vendkalimin kufitar Bllacë.

“Pak fjalë e shumë punë!!”, ka shkruar Uzairi.

Kujtojmë që para disa ditëve në këtë vendkalim ishte hequr tabela me mbishkrimin në gjuhën shqipe dhe ishte vendosur vetëm ajo në gjuhën maqedonase.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Unë z.Selën dhe z.Ahmetin nuk i kuptoj pse tash ju kujtohet se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë badenter

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët,Arben Taravari nga koalicioni VLEN në një dalje për media foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pauzimin e balancuesit, përcjell TV21. Taravari theksoi se ai, por askush tjetër nuk mund të përzihet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por shtoi se vendimi duhej tëprolongohet dhe të sillej para ligji.

Në lidhje me këtë lexo: https://tv21.tv/pauzimi-i-balancuesit-reagojne-partite-shqiptare-pushtet-e-opozite/

“Unë nuk përzihem dhe askush nuk mund të përzihet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese por në momente të caktuara, mendoj se duheshte të prolongoheshte pak ky vendim dhe të sillet paraligji. Por sidoqoftë, ne tani e kemi inicuar, ekspertët tonë e përgatisin ligjin. Janë nga përfundimi, vetëm duhet të ulemi me partnerët e koalicionit ta sinkronizojmë dhe ta nxjerrim në Parlament.

Unë z.Selën dhe z.Ahmetin nuk i kuptoj pse tash ju kujtohet se duheshka në Gjykatën Kushtetuese të ketë badenter. Z.Sela si mik i afërt i z.Ahmetit, 22 vjet kanë pushtet absolut, lokal e qendror. Pse nuk e sollën një ligj si duhet për gjuhën shqipe? Pse nuk e sollën që me badenter të votohet edhe në Gjykatën Kushtetuese? A tash iu kujtua? A duhet t’u japim edhe 22 vite që ta bëjnë një gjë të tillë? Pse nuk e bënë deri tash? Të shesësh mjegulla dhe filozofi është shumë lehtë”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë – VLEN.

Continue Reading

Lajme

Taravari: BDI, Levica dhe shoqata e Selës po e sulmojnë shtetin përmes Gjykatës Kushtetuese

Published

on

By

Lideri i Aleancëa për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se, disa parti politike po e përdorin gjyqësorin për ta sulmuar shtetin.

“BDI-ja dhe partnerët e saj si Levica dhe shoqata e Selës po shfrytëzojnë Gjykatën Kushtetuese për të sulmuar shtetin por…e Kanë Kot!
Ne vazhdojmë Punën!”, është shprehur Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme