Connect with us

Lajme

Taravari: Do të jem në raundin e dytë pavarësisht kandidaturës së BDI-së

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari intervistën e tij për Syri te gazetari Çim Peka, mes tjerash foli rreth kandidimit të tij në zgjedhjet presidenciale.

“Në qoftë se ishte një kandidat shqiptar për president, kishte gjasa reale që pa problem të kalojë në raundin e dytë, por me fushatë pozitive, me fushatë evropiane, edhe pse jemi dy kandidatë shqiptar, ka gjasa që njëri prej nesh të shkojë në rreth të dytë”, tha Taravari duke shtuar se si opozitë gjithmonë kanë pasur kandidat për president.

Taravari rikujtoi se BDI në vitin 2019 nuk ka nxjerrë kandidat për president dhe bojkotuan kandidatin shqiptar , Blerim Rekën dhe përkrahën Pendarovskin.

“Pas 15 viteve, BDI del me kandidaturë të veten si parti politike dhe kjo për ne është e pasqarueshme për arsye se pasi shpalla kandidaturën, BDI-ja e Ali Ahmetit ishte në mëdyshje, a të del me kandidaturë ose jo”, tha Taravari duke shtuar penguar që një shqiptar të shkojë në rreth të dytë.

Taravari sqaroi se me fushatë të mirë, përveç votave shqiptare mund të tërheqin vota edhe nga pakicat në Maqedoni, por edhe nga maqedonasit dhe se shqiptarët kanë ende gjasa për të shkuar në rreth të dytë.

Continue Reading

Lajme

Pse është e rëndësishme mbështetja e Majlinda Bregut për Bujar Osmanin?

Published

on

By

Zhvillimi lokal lidhet ngushtë me përparimin rajonal dhe europian. Unë besoj që Bujar Osmani di ta bëjë këtë të mundur, të bashkojë njerëzit dhe t’i bëjë institucionet të funksionojnë për qytetarët. Është kjo porosia e ish-sekretares së Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe një nga zërat më me ndikim në rajon, Majlinda Bregu, e cila përmes një videoje i ka dhënë mbështetje publike Bujar Osmanit, kandidatit të AKI-së për Komunën e Çairit.

Ajo në video ka shprehur respektin e lartë për figurën politike të Bujar Osmanit, por edhe për përkushtimin e tij në arenën rajonale e ndërkombëtare.

“Jo vetëm në cilësinë e ministrit të jashtëm, kryesuesit të OSBE-së, apo mikpritësit të forumit ambicioz të Prespës, por mbi të gjitha si një europian të përkushtuar, si një njeri që dëgjon, që respekton të tjerët, dhe që kurrë nuk harron se nga vjen. E di, fushata zgjedhore kanë kudo tone dhe emocione të larta. E di se qytetarët kanë të drejt të kërkojnë ndryshim. Por di edhe që çka e mban një politikan me këmbë në tokë, në arenë, është që të flasë të vërtetën. Askush nuk ka shkop magjik për të ndryshuar realitetet tona menjëherë”, tha mes tjerash Bregu. /Flaka/

Continue Reading

Lajme

Kryetari Valbon Limani me fokus të shtuar në arsim: Rinovohen shkollat në Gostivar

Published

on

By

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Komuna e Gostivarit ka përfunduar një sërë punimesh rinovuese në disa shkolla fillore, në kuadër të përkushtimit të kryetarit Valbon Limani për përmirësimin e kushteve në arsim.

Gjatë pushimeve verore janë realizuar investime të rëndësishme në infrastrukturën shkollore. Në shkollën fillore të fshatit Çajlë janë ndërruar të gjitha dritaret dhe është shtruar dysheme e re. Në shkollën fillore “Bashkimi” në qytet janë realizuar punime të ngjashme, përfshirë ndërrimin e dritareve. Ndërkaq, në shkollën fillore “Bashkimi” në fshatin Llakavicë janë ndërruar dritaret dhe dyert, është vendosur fasadë e re, si dhe janë realizuar disa punime shtesë për përmirësimin e ambientit mësimor.

Përveç rinovimeve infrastrukturore, në dy shkolla – gjimnazin e mesëm dhe shkollën fillore “Goce Dellçev” – janë vendosur panele fotovoltaike, si pjesë e iniciativës për përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Projekti do të zgjerohet edhe në shkolla të tjera në nivel lokal, me qëllim të uljes së shpenzimeve energjetike dhe reduktimit të ndotjes mjedisore.

Kryetari Limani ka theksuar se arsimi mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale dhe se investimet në këtë sektor do të vazhdojnë me intensitet edhe në të ardhmen.

https://www.facebook.com/share/p/177Ww7E82t/

https://www.facebook.com/share/p/1FWDX4NsfA/

https://www.facebook.com/share/p/19kVCsQVvw/

Continue Reading

Lajme

Gazetari Bilalli: Qeveria mashtron për pagat, të ardhurat rriten më pak se shpenzimet!

Published

on

By

Gazetari Abedin Bilalli ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë aktuale, duke e akuzuar për manipulim me të dhënat ekonomike. Sipas tij, rritja e pagave gjatë vitit të fundit është më e vogël se rritja e shpenzimeve jetësore, ndërsa inflacioni po rritet, duke ndikuar drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Sipas të dhënave që ka publikuar gazetari, paga mesatare në qershor të vitit të kaluar – muaji i fundit para se qeveria aktuale të merrte pushtetin – ishte 41.939 denarë. Një vit më vonë, në qershor të vitit 2025, paga mesatare është rritur në 45.468 denarë, që përfaqëson një rritje prej rreth 3.500 denarësh.

Edhe paga minimale ka shënuar rritje, por në mënyrë të ngjashme modeste. Ajo ka kaluar nga 22.567 denarë në 24.379 denarë, një ndryshim prej vetëm 1.800 denarësh.

Ndërkohë, shporta minimale e konsumit – një tregues kyç për koston reale të jetesës – është rritur më shumë se pagat. Ajo ka kaluar nga 60.325 denarë në 64.698 denarë, me një rritje prej 4.300 denarësh, duke e tejkaluar qartë rritjen e pagës mesatare dhe minimale.

Bilalli thekson gjithashtu rënien e pagave reale, të cilat llogariten duke marrë parasysh inflacionin. Vitin e kaluar, ato ishin rritur me 11%, ndërsa tani rritja është ngadalësuar në më pak se 4%, çka tregon për përkeqësim të standardit jetësor.

Sa i përket inflacionit, gazetari thekson se në qershor të vitit të kaluar ishte 3.2%, ndërsa tani ka arritur në pothuajse 5%.

Sipas Bilallit, këto të dhëna tregojnë qartë se qeveria po mashtron opinionin publik me statistika të manipuluara dhe nuk po përmirëson realisht kushtet ekonomike të qytetarëve

https://www.facebook.com/share/p/16wWrGGsta/

Continue Reading

TOP Lajme