Connect with us

Lajme

Bakiu në Zoom: Përse Bujar Osmani asnjëherë nuk e vizitoi Kosovën?

Published

on

Arben Taravari është njeriu i cili në anketën e fundit te IRI-t u shpall si njeriu me besueshmërinë dhe rejtingun më të lartë në vend, tha shefi i shtabit zgjedhor të Taravarit, Bashkim Bakiu në emisionin Zoom me Ersan Pajaziti në TVM2. Nga ana tjetër,.Bakiu vlerësoi se kunderkandidati i Taravarit, Bujar Osmani, derisa ishte në pozitën e ministrit të punëve të jashtme dhe ka kryesuar me OSBE-në muk ka vizituar Kosovën në vizitë zyrtare si dhe njuk ka dënuar sulmet e gruoeve terroriste serbe në veri të Kosovës

” Dua të përmend se ai si ministër i punëve të jashtme asnjëherë se ka vizituar Kosovën dhe kjo është nje mesazh shumë i rëndësishëm për shqiptarët dhe për shtetin. Ai ia krijoi mundësinë që mimistri i punëve te jashtme rus të vije në Maqedoni dhe nuk janë këto epitete të një përsonaliteti që duhet të garoje në zgjedhje presidenciale”, tha mes tjerash Bakiu në emisionin Zoom.

Bakiu gjithashtu tha se vet kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka qenë disa herë në Gostivar për te lutur Arbeb Taravarin që të shkojë në koalicion me BDI-në, pasi e ka çmuar figurën e Taravarit.

Continue Reading

Lajme

Furkan Saliu godet Latasin: Na e vodhi rininë me propagandë e urrejtjeje – sot i parëndësishëm

Published

on

By

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar në rrjete sociale ndaj Dragan Pavloviq – Latas, një prej figurave më të kontestuara të gazetarisë maqedonase, përcjell Flaka

“Prej ofendimeve ndaj komunitetit turk, sharjeve ndaj kolegëve të vet dhe televizionit ku dikur punonte, deri te akuzat për evazion fiskal, nxitje urrejtjeje ndëretnike dhe propagandë kundër Perëndimit – ky është Latas, njeriu për të cilin sot fëmijët duhet të mësojnë vetëm në librat e historisë”, shkruan Saliu.

Ai zbulon se pikërisht veprimtaria e Latasit e kishte shtyrë të ndjekë studimet për gazetari: “Që në moshë të re e kuptova fuqinë shkatërruese të gazetarisë së keqe. Për shkak të lajmeve të tij që nxisnin urrejtje etnike, unë dhe shokët e mi kaluam rininë duke parë pas shpine, nëpër autobusë dhe rrugë.”

Sipas Saliut, pas publikimit të përgjimeve famëkeqe, ku Latas përmendej për manipulime mediatike dhe propagandë të turpshme, rinia humbi besimin në profesionin e gazetarit, ndërsa qytetarët i fusin gazetarët në të njëjtën thes me politikanët.

“Latas sot është i parëndësishëm. Edhe nëse lexon motin dhe thotë se do të ketë diell, 99% e njerëzve do të hapin perdet për ta verifikuar”, ironizon gazetari.

Në fund, Saliu nënvizon se edhe vetë pushtetarët e sotëm e dinë mirë se si ky person u kthye kundër bashkëpartiakëve të tyre në momentet më të vështira. “Kur nuk je më i nevojshëm – as si vrapues për kafe – e di që fundi ka ardhur, ‘shef’,” përfundon reagimin e tij.

Sot, në media u raportua për kërcënime ndaj gazetarit Dragan Pavlloviq – Latas, të bëra nga kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, në rrjetin social “Facebook”. /Flaka Media/

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti nuk e fsheh më panikun: BDI po rikthehet me skenarë kaosi dhe urrejtjeje ndëretnike!

Published

on

By

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti kohëve të fundit duket se nuk arrinë të msheh panikun në të cilën ndodhet si ish nënkryetar i BDI-së dhe se po i lëkundet kolltuku për të mbetur edhe për shumë kohë në atë pozitë. Ai nën panikë sot sërish ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke e akuzuar këtë parti për mungesë vizioni opozitar dhe për përpjekje për rikthim në pushtet përmes “skenarëve destabilizues dhe urrejtjes ndëretnike”. Mexhiti përmes postimit të më poshtëm mundohet të zhveshet nga e kaluara e tij 21 vjeçare si njeriu kryesorë i BDI-së dhe aq më pak si njeriu që po mbronë VMRO-DPMNE-në, shkruan Top24

Sipas Mexhitit, prapa këtyre skenarëve qëndron një “shef në arrati” i dezinformatave, i cili, sipas tij, financohet nga struktura ruso-serbe përmes rrjeteve të bixhozit dhe kazinove, të cilat janë futur në vend nga vetë BDI.

“❌ Dështuan me Taravarin.

❌ Dështuan me Danella Arsovskën.

👉 Tani fajësojnë VLEN-in për çdo dështim të tyre!” – ka shkruar Mexhiti në një postim në rrjete sociale.

Ai ka përmendur disa çështje konkrete për të cilat, sipas tij, BDI ka përgjegjësi direkte, por përpiqet ta fajësojë koalicionin VLEN:

Heqjen e Balancuesit administrativ,

Lënien e ligjit për gjuhën shqipe të papërfunduar,

Regjistrimin e mërgatës me metodologji të propozuar nga vetë BDI.

“Ky është manuali i propagandës së vjetër: shpikje, përçarje dhe viktimizim”, thekson Mexhiti.

Ai përfundon duke theksuar se shqiptarët nuk i besojnë më “atyrë që ikën nga drejtësia dhe kërkojnë të rikthehen përmes kaosit”, ndërsa nënvizon se e ardhmja duhet të ndërtohet me “drejtësi dhe përgjegjësi”.

Continue Reading

Lajme

“Kandidatët e pavarur” – filluan në Strugë, por do të përhapen edhe në qytetet e tjera: në shërbim të VMRO-së, shërbëtorë të maskuar me flamur kombëtar

Published

on

By

Një fenomen i ri politik ka filluar të marrë formë në Strugë dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut: të ashtuquajturit “kandidatë të pavarur” për kryetarë komunash, të cilët, në vend të pavarësisë së premtuar, kanë lidhje të dukshme me VMRO-DPMNE-në.

Sipas analizës së gazetarit Lirim Dullovi, burime nga terreni dhe vëzhgime të fushatave në nisje tregojnë se këta kandidatë po promovohen si zgjidhje “jashtë partive”, ndërkohë që linjat e mbështetjes dhe koordinimit shpien drejtpërdrejt te strukturat e VMRO-së, për të përfunduar më pas te elektorati shqiptar, me identitet të kamufluar përmes simbolikës kombëtare.

Kandidatë që vetëquhen “të pavarur” po marrin mbështetje logjistike, mediatike dhe taktike nga rrjete të afërta me VMRO-DPMNE, thekson Dullovi në analizën e tij.

❗ Çfarë po ndodh?
Struktura të afërta me VMRO-DPMNE synojnë të zgjerojnë ndikimin në komunat shqiptare përmes kandidaturave që nuk mbajnë logon partiake, për të shmangur refuzimin tradicional të votuesve shqiptarë ndaj partive nacionaliste maqedonase.

Simbolet kombëtare shqiptare përdoren si element identitar për të fituar besimin lokal, ndërsa agjenda politike vjen nga qendra e njohur e VMRO-së, “Bela Palata”.

🎯 Pse ka rëndësi?
Ky model, sipas Dullovit, përfaqëson një formë të re të ndikimit politik, e cila mund të dobësojë përfaqësimin politik shqiptar në nivel lokal, duke e kanalizuar votën drejt strukturave që në të kaluarën janë pozicionuar kundër të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Continue Reading

TOP Lajme