Lajme
Taravari takon ambasadorin e BE-së, Rokas: Diskutojnë për zgjedhjet në Gostivar dhe Vrapçisht në fokus respektimi i Kodit Zgjedhor
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, ku u diskutua mbi procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me fokus të veçantë zgjedhjet në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit.
“🇪🇺 Takim shumë i frytshëm dhe miqësor me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Michalis Rokas.
Diskutuam për procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë në zgjedhjet në komunat e Gostivarit dhe Vrapçishtit, si dhe për respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe vendimin e Këshillit Komunal të Gostivarit.
Theksova rëndësinë e respektimit të vullnetit qytetar dhe barazisë demokratike për të gjithë.
Eurointegrimet mbeten e vetmja rrugë përpara për vendin tonë.
Angazhimi ynë mbetet i qartë: demokraci funksionale, transparencë dhe respektim i plotë i vullnetit qytetar”, ka përfunduar Taravari.
