Connect with us

Lajme

KSHZ me detaje për dalje e votuesve deri në orën 15:00

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor njoftoi se dalja e qytetarëve deri në orën 15:00 është 30.26%, ndërsa në rrethin e parë ishte 31.16%. Kurse dalja e qytetarëve në Qytetin e Shkupit në rrethin e dytë është 22.94%, kurse në rrethin e parë ishte ishte 31.16%.

Nga KSHZ bënë me dije se komuna e Shuto Orizares dhe e Kumanovës kanë dalje më të ulët të qytetarëve.

Zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani njoftoi se votimi po zhvillohet pa probleme dhe pengesa dhe të gjithë qytetarët po e realizojnë të drejtën e tyre të votës.

Shabani bëri thirrje të gjitha komisionerëve nëpër vendvotime që të mos pengojnë punën e gazetarëve dhe të lejojnë raportimin e tyre pa pengesë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *