Connect with us

Lajme

Denion Meidani: Ambasada e Shqipërisë dënon me forcë çdo formë të urrejtjes racore në arenat sportive

Published

on

Lidhur me incidentin e sotëm në ndeshjen e futbollit mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Pobedës në Prilep, ka reaguar ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Denion Meidani.

Ambasadori Meidani dënon me forcë çdo formë të gjuhës së urrejtjes racore në aranat sportive.

”Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut dënon me forcë çdo formë të gjuhës së urrejtjes dhe fyerjeve racore në arenat sportive”, shkruan ambasadori Meidani.
Për ambasadorin Mediani ”Ngjarjet e ndodhura sot në Prilep janë të papranueshme dhe bien ndesh me vlerat e respektit, sportivitetit dhe bashkëjetesës që futbolli duhet të mishërojë”.
Shprehim mbështetjen tonë për KF Shkëndija dhe për të gjithë ata që besojnë se sporti duhet të jetë një hapësirë që bashkon, jo ndan”, përfundon reagimin ambasadori Denion Meidani.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *