Lajme
Taravari reagon për sulmin ndaj futbollistëve në Prilep: Duket makth, por fatkeqësisht është realitet
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar ndaj incidentit në Prilep, ku u sulmuan futbollistët e Shkëndija Haraçinës dhe u brohorit me thirrje antishqiptare në stadium.
Reagimi i plotë:
“Duket si makth por fatkeqsisht është realitet…
Kjo është Maqedonia 2025?!
Me shqiptarë që luajnë futboll dhe “tifozë” që bërtasin në kor se na duan në dhoma gazi?!?!?!”, shkruan Taravari.
