Lajme
Snopçe: E vërteta e zgjedhjeve përcaktohet nga votat për këshilltarë – AKI ka marrë 23 mijë më shumë se VLEN-i
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë për Ora News, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit në Maqedoni po paraqiten dy gjykime të kundërta, gjë që, sipas tij, është e pamundur.
“E vërteta është një – dhe ajo përcaktohet nga numrat. Fituesi në zgjedhje përcaktohet në bazë të votave për listat e këshilltarëve, sepse aty shihet mbështetja reale e partive apo koalicioneve,” tha Snopçe.
Ai shtoi se, sipas këtij kriteri, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka marrë 23 mijë vota më shumë se VLEN-i, gjë që, siç theksoi ai, “është e vërteta e padiskutueshme”.
