Lajme
Limani: U refuzuan ankesat nga Gjykata Administrative, shkojmë në zgjedhje të reja
Kryetari aktual dhe kandidat i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani ka bërë të ditur se ankesat për zgjedhjet e 19 tetorit janë refuzuar edhe nga Gjykata Administrative.
Sipas Limanit, tani duhet të shpallen zgjedhje të reja në afat prej 60 ditësh.
“Besoj se që së shpejti do ta caktojnë datën e mbajtjes së zgjedhjeve, gjegjësisht ripërtëritjen”, tha Limani.
