Connect with us

Lajme

Arbër Ademi: Saraji është shembull tipik se si kandidati i VLEN-it ka fituar me votat e VMRO-së

Published

on

Zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në në intervistë për Alsat, ka folur lidhur me rezultatin zgjedhor në komunën e Sarajit, duke e cilësuar atë si një shembull tipik të manipulimit të vullnetit qytetar përmes mbështetjes së partive të tjera ndaj kandidatit të koalicionit VLEN.

“Saraji është shembull tipik se si kandidati i VLEN-it ka fituar me votat e partive të tjera. Në këshillin komunal, AKI-ja ka marrë rreth 200 vota më shumë se VLEN-i, ndërsa VMRO-DPMNE ka siguruar rreth 500 vota. Sa i përket garës për kryetar komune, kandidati i VLEN-it ka fituar me një diferencë prej vetëm 300 votash”, deklaroi Ademi.

Ai ngriti pyetje rreth mbështetjes që ka marrë kandidati i VLEN-it për kryetar, Muhamet Elmazi, duke vënë në dukje se rezultati i tij është më i ulët sesa lista e AKI-së për këshillin komunal.

Ademi u shpreh se ky rezultat është dëshmi e qartë e mobilizimit të partive të tjera për të ndikuar në balancat politike në Saraj, duke përfshirë edhe forca maqedonase që, sipas tij, kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin për kryetar komune.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *