Connect with us

Lajme

AKI mund VLEN-in për nga numri i këshilltarëve në nivel republikan!

Published

on

Në 12 komuna të vendit, ku janë të banuara me shumicë shqiptare këshillat tani më janë definuar pa pasur nevojë për koalicione, ndërsa të disa të tjera që janë mbi 20% shqiptarë, vërehet që janë të domosdoshme koalicionet me këshilltarët të fituar nga partitë tjera, raporton Tv21.

Sipas parashikimeve, VLEN do të bëj koalicione me VMRO-DPMNE në ato këshilla komunale ku nuk kanë arritur të marrin shumicën e këshilltarëve, por edhe anasjelltas sipas bashkëpunimit që janë në pushtet.

Gjithashtu në Komunën e Çashkës nga 11 mandate për këshilltarë komunal 6 janë shqiptarë të AKI-së, të cilët pritet të bëjnë diferencën në vendimmarrje lokale ndaj 3 këshilltarëve të VMRO-së dhe 2 të LSDM. Vlen të theksohet koalicioni VLEN në Çashkë dhe Pllasnicë nuk kishte listë për këshilltarë.

Në nivel republikan Koalicioni AKI ka fituar 153 këshilltarë, ndërsa VLEN ka fituar 129 këshilltarë komunal.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *