Lajme
Isen Shabani inspekton nga afër punimet infrastrukturore në fshatin Vrapçisht
Kryetari i komunës, Isen Shabani, së bashku me sekretarin e komunës, z. Erdal Ahmedi, vizituan sot fshatin Vrapçisht, ku nga afër ndoqën punimet që po zhvillohen në lagjen Potok.
Bëhet fjalë për një projekt të rëndësishëm që përfshin ndërtimin e kanalizimit, ujësjellësit dhe në fazën përfundimtare, asfaltimin e rrugës.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe lehtësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.
