Lajme
Isen Shabani: Fillon rekonstruksioni i rrugës që lidh Vrapçishtin me autostradën
Sot kanë filluar punimet për rekonstruksionin e rrugës në fshatin Vrapçisht, në segmentin që lidh Vrapçishtin me autostradën, shkruan SmartNews
Ky projekt është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Vrapçishtit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit.
Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, theksoi se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të transportit dhe në zhvillimin ekonomik të zonës.
“Ne po vazhdojmë me përkushtim për të përmirësuar rrjetin rrugor në të gjitha vendbanimet e komunës, me synim krijimin e kushteve më të mira për qytetarët tanë,” deklaroi Shabani./SmartNews.mk/
