Connect with us

Lajme

Dy flamuj, një gjuhë, një zemër – Shqipëria dhe Kosova bashkë në çdo fitore

Published

on

Një mëngjes i ngrohtë miqësie dhe bashkëpunimi diplomatik është ndarë sot mes Ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, dhe Denion Meidanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meidani publikoi një foto nga takimi, të cilin e përshkroi si një moment për të ndarë miqësi dhe për të festuar fitoret e përbashkëta midis dy vendeve.

“Një kafe e këndshme këtë mëngjes me Ambasadorin e Kosovës, mikun tim Florian Qehaja, për të ndarë një moment miqësie dhe për të festuar së bashku fitoret tona të përbashkëta. Dy flamuj, dy zëra, një shqipe. 🦅 Diplomacia është më e bukur kur buron nga zemra”, – ka shkruar Meidani.

Ky takim simbolizon frymën e afërsisë dhe bashkimit që lidh Shqipërinë dhe Kosovën – dy flamuj që flasin me një gjuhë e një zemër.(INA)

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *