Connect with us

Lajme

Opozita fitoi “luftën” e parë me pushtetin, mori anëtarin në KSHZ, a do ta fitojë betejën?

Published

on

Opozita shqiptare tashmë e unifikuar në katër shkronja VLEN, ka fituar luftën e gjatë të filluar me pushtetin, më në fund mori anëtarin në KSHZ. Kjo fitore e opozitës është fitore edhe për pushtetin në mënyrë indirekte pasi mundëson një garë fer dhe demokratike. Por, fitorja e kësaj “lufte” a do ta shpie opozitën drejt fitores së betejës, fitores së zgjedhjeve të dyfishta të 8 majit? Anëtari i KSHZ është e drejt kushtetuese që t’i takojë edhe opozitës shqiptare, por pushteti në krye ish kryekuvendarin Xhaferi provoi manovrat e natyrave të ndryshme që këtë të drejt t’ia mohoj opozitës. Këto të fundit nuk qëndruan duar kryq u mobilizuan ngritën zërin dhe kërkuan çdo ditë atë që u takonte edhe pa e kërkuar fare, dhe në fund ia dolën. Përfaqësuesi i VLEN në KSHZ do të jetë, Abdush Demiri, kuadër nga Lëvizja Besa. Tani opozita nuk ka për çfarë të ankohet vetëm duhet të punojnë që të arrijnë atë që e synojnë, shkruan Zhurnal.

KSHZ kompletohet me anëtarë, partitë duhet të ndezin motorët për të dalë në terren –

Pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 14 shkurt, KSHZ-ja filloi aktivitetet zgjedhore duke miratuar afatet. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Nga 14 shkurti filloi të skadojë afati për regjistrimin e qytetarëve tanë për të votuar përmes aplikacionit https://dijaspora.sec.mk/, si dhe në përfaqësitë dhe konsullatat tona diplomatiko-konsullore jashtë vendit. Regjistrimi bëhet me plotësimin e dy kërkesave si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Për të votuar në diasporë duhet të mblidhen gjithsej 5.300 kërkesa. Më 23 shkurt filloi mbledhja e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për parashtruesit e listave zgjedhore dhe më 28 shkurt filloi inspektimi i Listës zgjedhore.

Më 18 dhjetor, Lidhja Evropiane për Ndryshim propozoi Abdush Demirin për anëtar të KSHZ-së. Ata prej kohësh kërkonin që Kuvendi të veprojë sa më shpejtë në suaza të Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse, të cilët theksojnë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Më 15 shkurt, Komisioni parlamentar e votoi propozimin me 10 vota “për” dhe 1 abstenim.

Kujtojmë që, pas emërimit të Krenar Llogës si ministër i Drejtësisë u zbraz një vend në KSHZ i cili duhet të plotësohet me përfaqësues nga opozita. Pushteti tentoi të manovrojë që sërish vendin e zbrazur ta plotësojë me anëtarë nga ASH, edhe pse kjo parti është pjesë e pushtetit. Por, nuk ia dolën dështuan dhe këtë “luftë” e fitoi opozita shqiptare të cilët kishin paralajmëruar edhe bllokadë të Kuvendit.

Prandaj, më 28 shkurt Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 145-të, pa diskutim, votoi Abdush Demirin për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Për vendimin votuan 90 deputetë, pa asnjë votë kundër apo abstenim.

Demiri është propozim për anëtar të KSHZ-së nga Lëvizja Besa, e cila është pjesë e koalicionit të partive opozitare shqiptare “VLEN”. Kandidati i dytë i cili ishte në garë Zulfi Adili u tërhoq, pasi Qeveria e emëroi drejtor të Agjencisë për Investime të Huaja me propozimin e Ziadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët.

A mund ta fitojë edhe “betejën” opozita shqiptare?

Kjo mbase është vështirë e parashikueshme, por në bazë të sondazheve të fundit shihet dukshëm një rritje e hovshme e opozitës shqiptare në kampin shqiptarë. Se gjasat janë përafruar për të shënuar edhe fitore në betejën e 8 majit është e dukshme edhe nga frika e BDI-së që për herë të parë në historinë e kësaj partie lideri i saj, Ali Ahmeti, ka kërkuar nga ndihmë nga partia më e madhe kundërshtare ASH që të garojnë bashkë në zgjedhje.

Megjithatë, populli shqiptarë gjithmonë kanë qenë ithtarë të bashkimit, madje para disa viteve si pasojë e mos bashkimit të opozitës së atëhershme votuesi shqiptarë këtë revoltë e shprehi duke votuar parti maqedonase, dhe një numër i madh votash iku nga kampi shqiptarë drejtë atij maqedonas. Ky bashkim i opozitës shqiptare do të ndikojë që gjitha votat do të kthehen në vendin e tyre në kampin shqiptarë. Dhe, kjo duhet të ndodhë sepse ishte i pakuptimtë garimi i partive maqedonase në terrenin shqiptarë.

Lëvizja Besa si parti opozitare është fuqizuar jashtë mase, kreu i kësaj partie për herë të parë arriti ta fitojë BDI-në dhe ta “dëbojë” nga selia e partisë. Tetovën e fitoi Bilall Kasami në garë me pushtetin në krye me Teuta Arifin. Por, Besa siduket ka rikthyer shpresën te qytetarët përgjatë kësaj periudhe të qeverisjes kjo parti është fuqizuar edhe më shumë dhe siduket qëndron fuqishëm në rajonin e Pollogut, zona prej ku del edhe numri më i madh i deputetëve shqiptarë.

Nga ana tjetër Alternativa dhe Lëvizja Demokratike së bashku qëndrojnë fuqishëm në zonën 1 dhe 2, zona që poashtu nxjerrin numër të konsiderueshëm të deputetëve shqiptarë, kjo nënkupton që konsolidimi i opozitës shqiptare ndikon në një shtrirje ideale në zonat posaçërisht të populluara me shqiptarë. Bashkëngjitja e ASH-së në kampin opozitarë shqiptarë e thellon edhe më shumë fitoren e mundshme të opozitës.

Prandaj, bashkimi opozitarë është një strehë e qytetarëve të dëshpëruar nga pushteti si dhe do të ndikojë në rikthimin e votës shqiptare që kishte ikur në kampin maqedonas. Shqiptarët e duan bashkimin prandaj edhe do të jenë pro secilit bashkim. Dhe, një koalicion i tillë do të ndikojë qartazi në fitimin e një numri të madh të deputetëve, nuk përjashtohet mundësia që mund të kenë edhe mbi 10 deputetë në legjislaturën e ardhshme. /Zhurnal.mk

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: “Rinia e Sarajit është energjia që ndërton të ardhmen”

Published

on

By

Sot, Saraji u pa ndryshe – me më shumë energji, ide dhe jetë. Bashkë me kryetarin aktual Iljas Veseli, Blerant Ramadani zhvilloi një takim me të rinjtë, të cilët nuk e shohin politikën si fjalë boshe, por si mjet për të ndryshuar realitetin e përditshëm.

“Çdo propozim, çdo ide dhe çdo ëndërr e të rinjve do të jetë pjesë e plan-programit tonë 2025-2029. E ardhmja ndërtohet vetëm kur politika u jep hapësirë atyre që do ta jetojnë nesër,” theksoi Ramadani.

Takimi në Saraj shënoi edhe njëherë vizionin për ta bërë rininë pjesë të çdo vendimi dhe procesi politik. Mesazhi ishte i qartë: ky është Saraji i së ardhmes, i ndërtuar mbi guximin, mendimin kritik dhe kërkesën e brezit të ri për të qenë pjesë aktive në vendimmarrje.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Saraji po flet me zë për Aleancën Kombëtare për Integrim

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Saraj, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani sot ka takuar në një kaffe rasti bashkëqytetarët e tij duke marrë mbështetje për Aleancën Kombltare për Integrim si një referendum ndaj kësaj qeverie antishqiptare, shkruan Top24

Saraji po flet me një zë – për Aleancën Kombëtare për Integrim! Një kafe rasti me bashkëqytetarë të vendosur për të vazhduar bashkë, me dinjitet dhe vendosmëri! #AleancaKombëtarepërIntegrim #Saraj #ZgjedhjetLokale #MaqedoniaeVeriut

Continue Reading

Lajme

Kujt i dërgoi mesazh me postimin e tij te fundit ambasadori Meidani?

Published

on

By

Në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje një postim dje i Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili në mesin e deklaratave të forta para zgjedhore ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes fabulës së njohur të Jean de La Fontaine, “Bretkosa që dëshironte të ishte po aq e madhe sa demi.”

Në ilustrimin e shpërndarë shihet bretkosa që fryhet deri në shpërthim, përballë një demi të qetë e të qëndrueshëm. Shënimi shoqërues i fabulistit francez – “Bretkosa, duke dashur të ishte sa demi, u fry derisa plasi” – është interpretuar nga shumë ndjekës si një alegori e drejtuar ndaj situatës politike aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mburrjeve arrogante pa vend e llogjikë.

Mesazhi i nënkuptuar i postimit duket të ironizojë politikanë që, në prag të zgjedhjeve të tetorit, mburren me forcën, premtime e pushtet, por që rrezikojnë të mbeten të zbuluar e të dështojnë përballë realitetit me të cilin dukshëm kanë humbur kontakt.

Ky stil komunikimi, përmes referencave letrare e satirike, ka krijuar diskurs në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një mënyrë e zgjuar e diplomatit shqiptar për të dhënë mesazhe pa përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë politike.

Continue Reading

TOP Lajme