Lajme
Rexhepi: Tetova do të ketë Plan të Ri Gjeneral Urbanistik 2026–2036 – Zhvillim me vizion, jo me improvizim
Kandidati i koalicionit AKI, Bajram Rexhepi, ka paralajmëruar përgatitjen e Planit të Ri Gjeneral Urbanistik 2026–2036, i cili do të vendosë bazat për zhvillimin modern dhe të qëndrueshëm të Tetovës.
Sipas Rexhepit, qyteti do të ketë më në fund një plan të mirëfilltë zhvillimor, të bazuar në standarde bashkëkohore urbane dhe në një vizion afatgjatë që garanton harmoni midis ndërtimit, gjelbërimit dhe infrastrukturës.
Ky plan, që do të hartohet me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, do të jetë themeli mbi të cilin do të ndërtohet Tetova e re – një qytet i gjelbër, funksional dhe me infrastrukturë të integruar.
Përmes tij do të:
✅ Hartohen plane të qëndrueshme detale urbanistike
✅ Forcohen standardet e ndërtimit
✅ Ndalohen ndërtimet e egra dhe manipulimet me planet ekzistuese
✅ Krijohen korridore të gjelbra dhe hapësira rekreative
✅ Sigurohen procedura transparente për zhvillim urban
“Qëllimi është i qartë: Tetova të zhvillohet me plan, jo me improvizim. Duam një qytet ku hapësirat publike, transporti, shërbimet dhe gjelbërimi bashkohen për të krijuar harmoni urbane,” deklaroi Bajram Rexhepi.
#BashkëPërTetovën ✅

