Connect with us

Lajme

Liridon Ramadani i reagon Arben Fetait: Me “aminin” e Mickovskit po mban pozitën që ta dha ASH-ja, lëre dhe respekto partinë

Published

on

Zyrtari i Aleancës për Shqiptarët nga dega e Likovës, Liridon Ramadani, ka reaguar ndaj Zëvendëskryeministrit Arben Fetai, duke e akuzuar se ka mbajtur pozitën me “aminin” e Mickovskit, ndonëse ajo pozitë, sipas Ramadanit, i është dhënë nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell SmartNews

“Kush duhet ta kthejë pozitën?

Arben F. me ‘aminin’ e Mickovskit e mbajte pozitën, ama atë pozitë nuk ta ka dhënë Mickovski, por ta ka dhënë Aleanca për Shqiptarët.

Prandaj, më e pakta që ke mundur me bë, është me e respektu vendimin e partisë që të besoi, me e lën pozitën, me dal me u mat, e nëse e fiton, e gëzofsh me shëndet.
Unë s’kam asnjë dyshim se në elektorat, peshën që ta kanë dhënë Mickovski dhe Izet Mexhiti, nuk e ke.

Dhe jam i bindur që shumë shpejt, pesha jote edhe te Mickovski e te Izet do të shuhet krejt, sepse misioni yt te ata po përfundon dhe mbaron përfundimisht edhe për një javë,” ka përfunduar Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading