Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani viziton shoqatat kulturore në Saraj: Premton ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Sarajit, Blerant Ramadani bashkë me bartësin e listës, Iljas Veseli, si dhe shefin e shtabit komunal, Senehat Murtezani vizituan shoqatat kulturore-artistike që veprojnë në Komunën e Sarajit: “Shqiponja”, “Duflla” dhe “Drita e Dervenit”, shkruan SmartNews

Ramadani shprehu mirënjohje për angazhimin e tyre të palodhur dhe njëkohësisht u premtoi se do të vazhdojë përkrahja institucionale edhe më fuqishëm, përfshirë inicimin e projektit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Saraj, si një hap i domosdoshëm për zhvillimin e jetës kulturore në komunën e Sarajit.

“Bashkë me kryetarin aktual dhe bartësin e listës, z. Iljas Veseli, si dhe shefin e shtabit, z. Senehat Murtezani, patëm kënaqësinë të vizitojmë shoqatat kulturore-artistike që veprojnë në Komunën e Sarajit: “Shqiponja”, “Duflla” dhe “Drita e Dervenit”.

Këto shoqata janë gjallëria shpirtërore e komunës sonë, ruajnë traditën, gjuhën dhe trashëgiminë tonë kulturore përmes këngës, valles dhe artit.

Shprehëm mirënjohjen tonë për angazhimin e tyre të palodhur dhe njëkohësisht dhamë premtimin se do të vazhdojmë përkrahjen institucionale edhe më fuqishëm, përfshirë inicimin e projektit për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Saraj, një hap i domosdoshëm për zhvillimin e jetës kulturore në komunën tonë.

Kultura është identitet. Kultura është Saraji! #Saraj #Bashkë #Kultura #Tradita”, ka përfunduar Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading