Kryetari aktual i komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, dhe bartësi i listës për këshillin komunal, Valdet Xhaferi së bashku me Rininë e AKI-t zhvilluan një ndeshje futbolli në fushën sportive krejtësisht të rinovuar të shkollës së Mesme Teknike në Gostivar, shkruan SmartNews
Limani thekson se rezultati i ndeshjes përfubdoi me fitoren e të dy ekipeve sepse luajtën me Gostivarin në zemër.
“Së bashku me Rininë e AKI-t zhvilluam një ndeshje futbolli në fushën sportive të shkollës së Mesme Teknike.
U kënaqëm sepse luajtëm në një terren krejtësisht të rinovuar dhe ishim të gjithë Bashkë.
Rezultati?
Të gjithë fituam sepse luajtëm me Gostivarin n’❤️!”, ka përfunduar Limani./SmartNews.mk/