Lajme
Taravari: Askush s’na ndal, AKI fiton bindshëm në gjithë vendin!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për gazetën Lajm ka deklaruar se kandidatët e kësaj partie pritet t’i fitojnë shumicën e komunave ku garojnë, pasi siç thotë ai, këtë e konfirmojnë edhe anketat, bën të ditur PressOnline.al.
“Në Saraj është garë e mirë mes dy kandidatëve, përsëri jam optimist dhe dominon kandidati ynë. Ashtu anketat tregojnë se ai do të fitojë. Edhe në Gostivar, dy kandidatët tjerë nuk do të mund t’i marrin as 1/3 e votave që do t’i merr Valbon Limani. Bogovina e Tearca gjithashtu janë gara korrekte. Edhe në Vrapçisht, Iseni do të fitojë”, ka deklaruar Taravari.
Në të njëjtën intervistë, Taravari ka theksuar se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), pritet të dalë fituese në zgjedhjet lokale të këtij viti.
“Pritshmëria është që ne fitojmë në zgjedhje dhe atë me një dallim prej 2 me 1”, është shprehur ai, përcjell PressOnline.al
