Connect with us

Lajme

Nazim Taipi paraqet vizionin për një Tearcë europiane

Published

on

Kandidati i AKI-së për komunën e Tearcës, Nazim Taipi ka paraqitur vizionin për një Tearcë europiane, shkruan Top24.

Taipi: Të nderuara media, të respektuar gazetarë, të nderuar qytetarë, vendimin për të kandiduar për kryetarë të komunës së Tearcës e kamë marë nga vullneti për zhvillimin e komunës në të gjitha drejtimet.

Zhvillimi ekonomik të komunës së Teracës për të cilën zotohem dhe betohem para jushë e bazojë në përvojën time shumë vjeçare nga puna dhe jeta në Zvicër, si dhe nga përvoja dhe zhvillimi në institucionet shtetrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë garë hy me një vizion të qart, Tearca duhet të bëhet një komunë ku qytetari ndëgjohet, respektohet dhe përfshihet në zgjidhjet e problemeve të tijë.

Andaj unë zotohem për një administrat efikase dhe të hapur në shërbim të qytetarëve, për një këshill komunal aktiv dhe të përkushtuar. Për një ekip të gatshëm të marë vendime të guximshme në interes të qytetarëve.

Të dashur qytetarë, në qendrën e programit tonë është zhvillimi ekonomik, me këtë zhvillim Teracën e shohë si rrugëtim në disa drejtime, duke investuar në infrastrukturë moderne, sepse rruga sot nuk është luks por themel i zhvillimit.

Qytetarët e komunës së Tearcës do të kenë ujë cilsorë për pije në 24 orë në ditë .

Komuna do të mbështesë bizneset lokale dhe ato familjare, duke u dhënë mundësi të zhvillohen dhe të hapin vende të reja pune.

Continue Reading