Connect with us

Lajme

UT nuk trajtohet barabarte me USHKM, ndersa Ali Ahmeti ka titull Doctor Honoris Causa nga UT

Published

on

Nga Nafie Selmani

Realizimi i marrëveshjes kolektive në mes të Universitetit”Kirili dhe Metodij” dhe Ministrisë sē Arsimit dhe Shkencës” , do te zbatohet nga muaji vijues ku në mënyrë retroaktive do tiu lëshohet edhe kompensimi i shtesës per muajin e kaluar rreth 3000 punonjësve perfshire.

Profesorët, asistentët, administratën, si dhe stafin teknik të universitetit, ku parashihet rreth 22% rritje e pages dhe ritje edhe më e madhe qe nga muaji mars, kjo sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.

Ne këtë menyre, perfaqesuesit “shqiptar” në pushtet nga ana e partise e cila krenohet se sot me shume se kurre ka ministra shqiptar, deshmuan se në “Universitetin e Tetovës” , te themeluar me sakrifica e me gjak, vijne vetem per tu fotografuar dhe reklamuar.

Sot doli ne shesh hipokrizia e tyre qe i lanë nën hije dy Universitetet shqiptare “Universitetin e Tetovës” dhe “Universitetin Nënë Tereza”!

HIPOKRIZIA KA EMËR, QUHET BDI!

Continue Reading

Lajme

Rruga Tetovë – Prizren: RMV-ja ende nuk e ka hapur tenderin për fazën e projektimit

Published

on

By

Përderisa në Kosovë vijojnë punimet, në Maqedoninë e Veriut ende nuk është hapur tenderi për fazën e projektimit të rrugës Tetovë – Prizren, shkruan Portalb.mk.

Të pyetur për ecurinë e projektit, nga kabineti i zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqirit, për Portalb.mk theksuan se në kohë rekord është siguruar detyrë projektuese nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në Shkup.

“Pikat referuese të kësaj detyre projektuese tashmë janë pranuar si nga pala kosovare, ashtu edhe nga pala jonë. Sipas procedurave të nevojshme, mbetet edhe nënshkrimi final nga Fakulteti i Ndërtimtarisë, i cili pritet të sigurohet shumë shpejt”, thanë nga kabineti i Kaltrina Zekolli Shaqirit.

Nga aty shtuan se janë në bisedime të vazhdueshme me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore, në mënyrë që menjëherë pas përfundimit të këtyre hapave të hapet tenderimi për fazën e projektimit.

“Presim që ky proces të finalizohet së shpejti, duke hapur rrugën drejt realizimit konkret të projektit strategjik që lidh Tetovën me Prizrenin”, thanë nga kabineti i zëvendës-ministres.

Nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske të Portalb.mk për këtë projekt.

Pas shumë zvarritjeve, në prill 2025 u formua grupi i përbashkët i punës midis RMV-së dhe Kosovës për këtë projekt, ndërsa takimi i parë u mbajt dy muaj më pas në qershor, ku u theksua përshpejtimi i procedurave burokratike.

Paraprakisht, nga Ministria e Transportit të RMV-së kanë bërë të ditur se është ndarë buxheti për fazën e projektimit të tunelit.

Ndryshe nga RMV-ja, në Kosovë me 13 gusht 2024 filluan punimet për rrugën Prizren – Tetovë. Paraprakisht me 2 gusht 2024 Kosova nënshkroi kontratat për realizimin e punimeve për këtë projekt. Ndërsa më 23 maj 2024 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u miratua propozimi për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancimin e punimeve në rrugën Tetovë – Prizren.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Shkup në janar 2024 , vetëm për finalizimin e dokumenteve për projektimin e tunelit që do ta lidh këtë rrugë do të duhen një vjet e gjysmë, që do të thotë deri në mes të vitit 2026.

18 muaj është afati për kompletimin e dokumentacionit të projektit për ndërtimin e tunelit për rrugën Tetovë – Prizren, ndërkaq financimi i ndërtimit të tunelit do të bëhet në vlerë proporcionale, sipas gjatësisë së tunelit në territorin e secilës anë. Kjo mes tjerash është e përfshirë në marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, të cilën Portalb.mk e publikoi ekskluzivisht.

Aktualisht prej Tetovës në Prizren, rruga është 109 kilometra, ndërkaq me rrugën e re parashikohet të shkurtohet për 69 kilometra, gjegjësisht kjo rrugë do të jetë e gjatë 40.6 kilometra.

Kjo rrugë në të kaluarën është premtuar në shumë cikle zgjedhore në RMV, por pa realizim deri më tani.

Continue Reading

Lajme

Faton Ahmeti nga Teqeja: 19 Tetori do t’i japë fund poshtërimit, fillon rruga e re e zhvillimit

Published

on

By

Shefi i shtabit zgjedhor dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Faton Ahmeti, sonte në takimin me banorët e lagjes Teqe në Tetovë, falënderoi secilin veçmas për mbështetjen, duke theksuar se 19 tetori do të jetë dita kur zëri i qytetarëve do të dëgjohet fuqishëm.

“Dita e diell e 19 Tetorit do të jetë dita kur zëri juaj do të dëgjohet fuqishëm për t’i thënë jo poshtërimit, nëpërkëmbjes dhe për të kthyer Tetovën në rrugën e zhvillimit, progresit dhe të ardhmes së merituar”, deklaroi Ahmeti.

Ai shtoi se bashkë me Bajram Rexhepin dhe dr. Asafin po dëshmojnë se “me këta njerëz, Tetova e Re do të jetë ndryshimi që kemi pritur”.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani takohet me banorët e Shishovës, prezanton projektet zhvillimore

Published

on

By

Kandidati per kryetar të komunes së Sarajit Blerant Ramadani, së bashku me kryetarin aktual Iljas Veseli dhe shefin e shtabit komunal Senehat Murtezani, zhvilloi një takim me banorët e Shishovës, ku u diskutuan hapur projektet konkrete që do të ndryshojnë fytyrën e fshatit.

Ramadani theksoi tri projekte madhore:

Rekonstruktimi i shkollës për të siguruar kushte moderne mësimi për fëmijët.
Asfaltimi i rrugës përgjatë Treskës, duke lehtësuar dhe siguruar qarkullimin e banorëve.
Ndërtimi i një ure për këmbësorë mbi lumin Treska, që do të lidhë më shpejt dhe më lehtë banorët e dy anëve.
Ai theksoi se me vizion të qartë dhe projekte të realizueshme, së bashku me mbështetjen e qytetarëve, po ndërtohet rruga drejt fitores më 19 tetor.

Takimi u mbyll me zotimin për vazhdim të bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe përkushtim ndaj zhvillimit të Shishovës dhe të gjithë komunës./shprehja.com

Continue Reading

TOP Lajme