Connect with us

Lajme

ASH: Valbon Limani dominoi diskutimin për zhvillimin lokal, menaxhimin dhe projektet konkrete për qytetin

Published

on

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, në debatin e parë televiziv në TV21 doli me një paraqitje të fuqishme, duke dominuar diskutimin për zhvillimin lokal, menaxhimin komunal dhe projektet konkrete për qytetin. Këto janë pikat kryesore dhe poentimet më të rëndësishme të tij të shpalosura gjatë debatit televiziv”

Panelet diellore në shkolla

– Limani njoftoi se tashmë janë instaluar panele fotovoltaike në pesë shkolla të Gostivarit dhe se procesi do të zgjerohet në të gjitha shkollat fillore e të mesme.
– “Në Goce Delçev, në shkollën e mesme teknike dhe në gjimnaz, ato tashmë janë instaluar dhe pritet vetëm lidhja në rrjet,” – theksoi ai.

Organizim i ri i transportit publik falas për nxënësit

– Ai sqaroi se Gostivari ka gjithmonë transport publik funksional dhe po përgatitet një projekt që në të ardhmen do ta bëjë atë falas për nxënësit dhe qytetarët në disa akse kryesore.
– “Ne po punojmë në një shërbim të dedikuar për nxënësit që do të shtrihet në dy akse kryesore dhe do të jetë falas për qytetarët,” – tha Limani.

Menaxhimi i buxhetit arsimor dhe mbrojtja e vendeve të punës

– Komuna ka ruajtur vendet e punës të rrezikuara nga optimizimi i Ministrisë së Arsimit, duke mos lejuar asnjë mësimdhënës të mbetet pa punë.
– “Mësimdhënësit janë ata që kanë rritur të gjitha brezat – edhe mua, edhe Visarin,” – deklaroi Limani.

Zgjidhja afatgjatë e problemit të ujësjellësit

– Projekti për rrjetin e ri të furnizimit me ujë, me dy rezervuarë të rinj, është drejt përfundimit dhe do të mbulojë pothuajse të gjitha vendbanimet e komunës.
– “Një ndër problemet më të vjetra, në fshatin Debresh, do të zgjidhet paralelisht me vënien në funksion të këtij sistemi,” – shtoi ai.

Inovacion dhe digjitalizim në menaxhimin e ujit

– Limani njoftoi për fillimin e instalimit të ujmatësve digjitalë dhe sistemit SCADA që detekton automatikisht humbjet e ujit.
– Ai paralajmëroi edhe një fushatë për racionalizimin e përdorimit të ujit gjatë verës.

Ftesa publike për bashkëpunim me kundërkandidatin

– Në një moment të papritur, Limani i ofroi kundërkandidatit Visar Ademi pozitën e drejtorit të NP “Komunalec”, duke e ftuar të kontribuojë realisht për qytetin.
– “Profesor, më 20 nëntor do të të pres në zyrë dhe do të emëroj drejtor i Komunalec,” – tha ai, duke fituar simpatinë e publikut për qetësinë dhe lidershipin e treguar.

Rinia dhe zhvillimi ekonomik lokal

– Grante prej 60.000 denarësh për të rinjtë që hapin biznese dhe për startup-e të reja.
– Theksoi rëndësinë e Qendrës Rinore “AIKEN”, e cila tashmë funksionon dhe mbështet idetë e reja të sipërmarrjes.

Mbështetje për gratë sipërmarrëse

– Gratë që nisin biznese do të kenë mbështetje financiare prej 60.000 denarësh për nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor.

“Kjo është një pikë shumë e rëndësishme, sepse përfshin gratë. Ende trashëgojmë mentalitet patriarkal dhe të drejtat e nënave, motrave apo grave tona janë më të pakta, vetëm sepse ato janë gra. Kjo është një anomali e pajustifikueshme shoqërore. Çdo vit, prej vajzave dhe grave që do të aplikojnë, 30 të parat do t’i mbështesim me 60 mijë denarë në iniciativat e tyre të biznesit. Do të jemi të lumtur që të përkrahim pjesën më të zgjuar dhe më të ndjeshme të shoqërisë sonë”, theksoi Limani.

Projekti social për pensionistët

– Iniciativë e veçantë për gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit e mbesat, si formë e mbështetjes sociale dhe familjare.

“Zakonisht në fushata dhe programe politike, shumë vend u jepet të rinjve ose fëmijëve. Por unë kam një ndjeshmëri të madhe për më të moshuarit. Zoti më ka falur tre vajza, dhe sa herë që me bashkëshorten time kemi pasur angazhime, kanë qenë gjyshërit ata që na kanë ndihmuar. Mirënjohja ndaj tyre është e përjetshme dhe e pafundme, por ne kemi menduar që me të marrë mandatin, të gjithë gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat, sepse fëmijët e tyre janë në punë, do të marrin një shumë simbolike prej 30 mijë denarësh në vit nga Komuna. Le të jetë Gostivari vendi i parë që bëhet model i këtij projekti, duke uruar që shumë të tjerë ta ndjekin”, tha Limani.

Sporti dhe identiteti qytetar

– Riaktivizimi i Klubit të Futbollit “Gostivari” me emrin e qytetit, që tashmë ka nisur garat dhe ka shënuar fitoren e parë.
– Limani i kujtoi kundërkandidatit dështimin e tij në drejtimin e mëparshëm të klubit.

Projektet infrastrukturore dhe urbane

Gjatë debatit, Limani zbuloi projektin madhor për ndërtimin e një ure të re mbi lumin Vardar, të cilën e quajti simbol të bashkimit dhe modernizimit të qytetit.

Një tjetër projekt i rëndësishëm i paralajmëruar nga Limani është ndërtimi i një parkingu modern në qendër të qytetit, i cili do të kombinohet me hapësira të gjelbra për qytetarët.

“Do të kemi më shumë vende parkimi dhe mbi të gjitha një shesh të gjelbëruar pa makina. Si çdo projekt tjetër, edhe ky do të realizohet nga ekipet tona, por do të përurohet nga ju”, deklaroi ai. Limani shtoi se ky projekt do të lehtësojë qarkullimin urban dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës në qytet. Ai theksoi gjithashtu se asnjë vendbanim nuk do të anashkalohet, pasi për çdo fshat janë parashikuar projekte zhvillimore që adresojnë nevojat më urgjente të tyre.

– Ndërtimi i sheshit të gjelbëruar dhe parkingut të ri në qendër të Gostivarit.

– Realizimi i projektit simbolik “Ura e Harmonisë” mbi lumin Vardar, si shenjë bashkëjetese dhe zhvillimi të qëndrueshëm.

“Valbon Limani doli si fitues i debatit televiziv falë kombinimit të qetësisë, konkretësisë dhe ofertës reale për qytetarët. Me programin e tij që përfshin energjinë e gjelbër, infrastrukturën moderne, përkrahjen e rinisë, grave dhe pensionistëve, ai shënoi një paraqitje që e konsolidoi si figurën më të besueshme për drejtimin e Gostivarit në mandatin e ardhshëm”, perfundon kumtesa nga ASH. /Gazeta Flaka/

Continue Reading